• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

BPRM do ta harmonizojë statistikën monetare me standardet më të reja evropiane

July 19, 2018
in BALLINA, LAJME
BPRM do ta harmonizojë statistikën monetare me standardet më të reja evropiane
Share on FacebookShare on Twitter

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë gjatë këtij muaji dhe muajit të ardhshëm do të publikojë të dhëna nga statistika monetare, statistika e institucioneve të tjera  financiare dhe statistika e  shkallëve të interesit, sipas metodologjisë së re.

Ndryshimet metodologjike, siç informojnë nga Banka, janë bërë për shkak të harmonizimit  me rekomandimet  e Doracakut të sapopublikuar dhe udhëzimeve për statistikën  monetare dhe financiare të Fondit Monetar Ndërkombëtar nga viti 2016 (MFSMCG – IMF 2016) dhe Misioni Teknik i FMN-së nga fusha e statistikës monetare dhe financiare në BPRM nga viti 2015 dhe kontribuojnë  për sigurimin e të dhënave statistikore cilësore dhe konsistente  të harmonizuara me standardet më të larta  ndërkombëtare dhe statistikore evropiane.

“Të dhënat për statistikat e veçanta do të publikohen në pajtim me Kalendarin e konfirmuar të shpalljes, ndërsa njëkohësisht për shkak të sigurimit të konsistencës, do të publikohen  dhe revidohen të dhënat serike kohore”, thonë nga BPRM.

Në fushën e statistikës monetare, potencojnë, më 20 korrik, me shpalljen e të dhënave  për qershorin e vitit 2018, do të publikohet edhe seria e reviduar e të dhënave për periudhën e muajit janar të vitit 2009 deri në muajin maj të vitit 2018. Te statistikat e shkallëve të interesit  më 31  korrik, me shpalljen e të dhënave  për qershorin e vitit 2018, do të publikohet edhe seria e reviduar e të dhënave për periudhën  e vitit 2005 deri në maj të vitit 2018. Në pjesën e statistikës së institucioneve tjera financiare më 31 gusht, me shpalljen e të dhënave për kuartalin e dytë  të vitit 2018, do të shpallet edhe revizioni i të dhënave për kuartalin e parë të vitit 2018, ndërsa te bilancet dhe kontrollet e institucioneve financiare më 31 gusht, me shpalljen e të dhënave për kuartalin e dytë të vitit 2018, do të shpallen  dhe revidohen të dhënat për institucionet depozitare  për periudhën  e kuartalit të parë të vitit 2012 deri në kuartalin e parë të vitit 2018 dhe për institucionet tjera financiare për kuartalin e parë të vitit 2018.

“BPRM, përveç të dhënave,  do të publikojë edhe informata për ndryshimet metodologjike kyçe, si dhe  sqarime të reja metodologjike”, sqarojnë nga Banka Popullore.

(MIA)

Tags: Banka PopulloreHARMONIZIM
Next Post
SHGM e dënon incidentin e djeshëm në Klubin e Deputetëve

SHGM e dënon incidentin e djeshëm në Klubin e Deputetëve

Maqedonia kyçet në angazhimet evropiane për tranzicion drejtë ekonomisë qarkulluese

Maqedonia kyçet në angazhimet evropiane për tranzicion drejtë ekonomisë qarkulluese

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom