“Partia jonë përkushtohet për anëtarësim në BE dhe NATO. Jemi të vetëdijshëm se procesi i euro integrimeve zhvillohet mirë dhe jam i bindur se ky proces do të sjell rezultate të mira për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Për atë duhet patjetër t’i respektojmë kriteret nga Mastriht dhe Kopenhagen që don të thotë se duhet të kemi kujdes në raport të kritereve politike dhe ekonomike të cilat kanë të bëjnë me anëtarësimin në BE”, deklaroi Bardhyl Dauti, ministër pa portofol nga PDSH në konferencën “Perspektiva të Maqedonisë: Si deri në Evropë?”, në organizim të CIVILit dhe MCMS.
“Procesin i reformave të cilin e ndërmori kjo Qeveri për përmirësimin e indikatorëve siç janë sundimi i të drejtës, efikasiteti në drejtimin, lufta kundër korrupsionit, si dhe përmirësimi i shërbimeve nga organet publike, cilësia e jetës, mendoj se do të kemi edhe efekt pozitiv dhe se do t’i forcojnë institucionet vendase që, prap, do të ketë efekt pozitiv në tërheqjen e investimeve të huaja.
Mendoj se zgjidhja e kësaj çështje për emrin me Greqinë do të kontribuoj të sjellën investime të drejtpërdrejta të huaja që do të dojnë ta investojnë kapitalin e tyrë në vendin që do të jetë ndryshim pozitiv në jetën e qytetarëve në Maqedoni”, deklaroi Dauti.
“E dini se kemi kërcënime territoriale nga lindja, nga Rusia, kemi ndryshime kulturore që vijnë nga juglindja e Turqisë dhe shtete tjera, kemi edhe kërcënime të ndryshme, si për shembull, nga migrimi që vijnë nga shtetet arabe dhe nëse Maqedonia nuk është e integruar sa është e mundur më shpejtë atëherë organizimi i brendshëm politik i Evropës do të jetë nën rrezik. Që të kemi kufij më të fuqishëm dhe të sigurtë politik të Evropës është kyçe që ky shtet të integrohet sepse në atë mënyrë Evropa do të jetë më e sigurtë dhe do të shmangen të gjitha harxhimet potenciale që do të dilnin nëpërmjet zgjerimeve kulturore që vijnë nga lindja”, potencoi Dauti në kontekst të rëndësisë së Maqedonisë të jetë pjesë e BE-së, si shtet që mund të kontribuoj në stabilitetin e Evropës, duke pas parasysh se është lidhja ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit.
Konferenca është pjesë e projektit “Media të lira për shoqëri të lirë” të cilin Civili e zbaton me mbështetje të Ministrisë Federale për Punë të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë
Biljana Jordanovska
Kamerë: Atanas Petrovski