• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Aktvendim për dy të akuzuarit për dhunë në procedurën e ndarë për sulmin ndaj Selës

June 13, 2018
in BALLINA, LAJME
Sela: Kërcënonin se do të më vrasin
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet të publikohet aktvendimi për dy të akuzuarit për dhunë në procedurën e ndarë për sulmin ndaj deputetit Ziadin Sela në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.

Në seancën e kaluar, dy të akuzuarit, Cejo Georgievski dhe Stojan Pavlevski e pranuan fajin për veprën. Që të dy, në fjalët përfundimtare, thanë se pendohen për veprën e kryer dhe se nuk kanë pasur për qëllim të lëndojnë askënd.

Përfaqësuesi i padisë, Darko Jakimovski, në fjalët përfundimtare tha se duke pasur parasysh pranimin e fajit, Gjykata të akuzuarit t’i shpallë fajtorë dhe t’u caktojë dënime për veprën e kryer.

“Dënimi për vepër të këtillë është prej gjashtë muajve deri pesë vite, që hapë mundësi për sanksionim alternativ. Konsideroj se çfarëdo lloj ndëshkimi alternativ do të thotë banalizim i veprës. Nëse kështu lehtë hyhet në Kuvend dhe sulmohet, çka bëhet me objektet e tjera të mbrojtura. Të akuzuarit kanë qenë të vetëdijshëm, pa dallim të shkasit, se e kanë tejkaluar kufirin e lejuar”, tha Jakimovski.

Theksoi se të akuzuarit nuk përgjigjen vetëm për sulm ndaj Selës, por për tërë veprimet në Kuvend dhe në qendrën për shtyp.

Procedura për shtatë të akuzuarit për sulmin ndaj Selës në Kuvendin e Republikës së Maqedonis vazhdon më 2 dhe 5 korrik, për kur janë caktuar fjalët përfundimtare. Për tentim për vrasje të Selës, sipas padisë së re, të akuzuar janë Kire Georgievski, Oliver oshavkovski, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov.

(MIA)

Tags: gjykimsulmZiјadin Sela
Next Post
Memorandum për bashkëpunim midis Qeverisë së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

Memorandum për bashkëpunim midis Qeverisë së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

Sekretari i përgjithshëm i KB-së e përshëndeti marrëveshjen midis Shkupit dhe Athinës

Sekretari i përgjithshëm i KB-së e përshëndeti marrëveshjen midis Shkupit dhe Athinës

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom