Rreziku nga kërcënimi ushtarak klasik në afat më të gjatë për Maqedoninë dhe rrethimin i tij i drejtpërdrejtë nuk pritet, por për këtë kërcënimet joushtarake jo vetëm që e modifikojnë formën e tyre, por adaptohen në jetesën moderne, u bënë të llojllojshme dhe u rritën, sipas intensitetit, hapësirës dhe kohës.
Ky është konkluzioni i konferencës së sotme “Siguria nga aspekti i gjendjeve aktuale të brendshme dhe kërcënimeve globale asimetrike”, organizuar nga Klubi i gjeneralëve, Klubit diplomatik të Maqedonisë, Forumit ballkanik për siguri dhe Shoqatës së veteranëve dhe rezervistëve nga mbrojtja dhe siguria.
Ekspertët shkëmbyen edhe opinione për dimensionet e reja të kërcënimeve ushtarake në kontekst të sfidave globale, me kthesë të veçantë mbi faktorët që ndikojnë ose mund të shkaktojnë kërcënime mbi sigurinë në vend.
Konkluduan se vetëm me strategji të mirë mund të zgjidhen problemet , për çka shteti duhet të ketë politikë përkatëse të sigurisë, të bazuar në analizë të hollësishme të rreziqeve. Përmendën se në këtë kontekst është mjaft me rëndësi anëtarësimi i Maqedonisë në organizatat e ndryshme ndërkombëtare, para se gjithash në NATO dhe BE.
Bllagoja Markovski,, kryetar i Forumit ballkanik për siguri theksoi se konferenca ndodh në periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin, në planin e brendshëm dhe të jashtëm.
Në planin e brendshëm, shtoi ai pas një periudhe më të gjatë dekadëshe në RM kanë filluar proceset e demokratizimit të shoqërisë. Në planin e jashtëm ka filluar procesi për realizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në vend, me zhvillim të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, fillimisht me Republikën e Maqedonisë, si dhe me negociatat për emrin me Greqinë, me çka do të hapen rrugët deri te qëllimi i dëshiruar, anëtarësimi në BE dhe NATO.
Të pranishmëve iu drejtua edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili përmendi se zhvillimi i segmentit të sigurisë, si në raport me vendosshmërinë e tij sistematike, ashtu edhe në pikëpamje të sfidave të sigurisë, është proporcional me intensitetin dhe dinamikën e zhvillimit shoqëror dhe civilizues.
Potencoi se shoqëria është e obliguar t’i shfrytëzojë të gjitha kapacitetet dhe potencialet në observim të vazhdueshëm, zhvillim dhe sendërtim të sistemeve dhe koncepteve të sigurisë.
Dekani i Fakultetit të sigurisë, Nikolla Dujovski, shprehu pritje se së shpejti do të ketë progres më serioz në raport me integrimin e Maqedonisë në NATO.
Siguria në Maqedoni është në nivel stabil, ndërsa avantazhet me anëtarësim, siç sqaroi, para se gjithash, nuk kanë të bëjnë me sundimin e drejtësisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa më shumë mundësi për progresin ekonomik.
Korrupsionin e konsideron si një nga problemet më serioze në një shtet, por theksoi se ky fenomen nuk është fillimisht i ndërlidhur me sigurinë e shtetit, por më shumë me sundimin e drejtësisë, me institucionet.