Kategoritë

QEVERI Pas një viti nga zgjedhjet, të premten rikonstruksion i Qeverisë së Zaevit

Seanca kuvendore për rikonstruksion të Qeverisë do të mbahet të premten më 1 qershor. Në rend dite do të jenë zgjedhja e anëtarëve të Qeverisë, që duhet të përfundojë deri në mesnatë, ndërs asi pikë e dytë është zgjedhja e zëvendësministrave.

Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Qeverisë përputhet me përvjetorin e formimit të Qeverisë së re të kryeministrit Zoran Zaev.

Për minisrtra të rinj janë propozuar Renata Deskoska për Drejtësi, Arbër Ademi për Arsim, Asaf Ademi për Kulturë dhe Bardhyl Dauti pa dikaster. Për zëvendësministra janë propozuar Andrei Zhernovski, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, Asim Musa zëvendësministre e Shëndetësisë, Gonyl Bajraktar zëvendësministre e Punës dhe Politikës Sociale dhe Sadik Beqiri zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Hollësitë për mbajtjen e seancës janë definuar në takimin e sotëm të rregullt të hënës të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, në të cilën sërish nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësues i VMRO-DPMNE-së opozitare.

Paraparakisht, për të enjten në Kuvend tashmë është caktuar seanca për pyetje të deputetëve.

Aktivitete tjera në Parlament për këtë javë nuk janë caktuar, nëse nuk merret parasysh takimi i rregullt mujor i kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi me përfaqësues të mediave. (MIA)