Çka ndodh me mediat në periudhën e tranzicionit të pafundshëm, cili është funksioni i gazetarëve dhe redaktorëve, si është marrëdhënia e tyre e ndërsjellë, ndërsa si është marrëdhënia e pronarëve, që me elitat e biznesit dhe politike të cilët dëshirojnë t’i vendosin nën ombrellë mediat në Maqedoni…, ishin pjesë nga temat e panel diskutimit të djeshëm “(Jo) Media të lira në Maqedoni” e cila në klubin e gazetarëve, si pjesë nga projekti “Media të lira për shoqëri të lirë”, e organizoi CIVIL – Qendra për liri.
Në këto pyetje u munduan të japin përgjigje Zoran Dimitrovski, kryeredaktor dhe përgjegjës i javores “Fokus”, Atanasa Kirovski drejtor dhe kryeredaktor i televizionit Tellma dhe Sinisha Stankoviç, gazetar dhe anëtar i CIVIL.
“Nëse e kemi parasysh periudhën e kaluar, qeverisja e pushtetit të kaluar, ka ndryshime”, potencoi Kirovski. Sipas tij, standardet të cilët janë të vendosura, janë tejet të larta në raport me realitetin në të cilin jetojmë.
“Për shekullin 21 nuk është punë e madhe të mund të shkojmë ku të duam dhe të raportojmë për atë që dëshirojmë, por për mua, pas gjithë vitet e kaluara, ajo është punë e madhe!”, tha Kirovski.
“Në gjithë këtë debat për lirinë, sikur harruam se kishim regjim në të cilin për herë të parë kishim të dënuar dhe gazetar të burgosur për tekst të shkruar. Të mos harrojmë atë, përderisa tani flasim për finesa, për ligje dhe për internet bota”, potencoi Dimitrovski. Duke folur për sulmet dhe për pasigurinë fizike të gazetarëve, ai potencoi se edhe kur është në pyetje jeta, gjithçka tjetër ka rëndësi më të vogël.
“Duhet patjetër të shohim ku kemi qenë, por – ishim në një vend shumë të gërditshëm!”, potencoi Dimitrovski.
Në pyetjen çka duhet të ndërmerret tani në sferën gazetareske, që të kthehet dinjiteti i profesionit, Kirovski potencoi se gazetarët gjenden në një limbo – situatë.
“Aq është i pa favorizuar profesioni që në Fakultetin për gazetari regjistrohen shumë numër i vogël i studentëve, ndërsa në privatët, gjendja është edhe më e vështirë… Nuk regjistrohen studentë, ndërsa pak prej atyre që diplomojnë, 90% nuk dëshirojnë të merren me gazetari”, tha Kirovski.
Dimitrovski, përsëri e theksoi rrolin e shtetit në gjithë këtë tregim.
“Në fillim të mandatit, kjo Qeveri formoi edhe resor për transparencë dhe llogaridhënie. Ne kemi ministër për llogaridhënie dhe transparencë! Qeveria duhet patjetër të jetë llogaridhënëse dhe transparente, nuk ju duhet ministër tua thotë këtë!…
Nga ana tjetër, është normale gazetarët të hynë ne pi-ar shërbimet e qeverisë, kur atje rrogën e kanë 30 ose 35 mijë denarë, përballë 18 ose 20 mijë denarët si gazetarë”, theksoi Dimitrovski.
Në pyetjen për raportet e pronarëve të mediave ndaj gazetarëve, të gjithë folësit u pajtuan se pronar më i mirë i medias është gazetari. Por, gjithashtu theksuan se jo rrallë – cak i presioneve politike ose biznesit janë edhe vetë pronarët.
“Ne nuk kemi treg të lirë, për çfarë lirie të flasim?”, pyeti Kirovski.
Maja Ivanovska
Fotografi: Biljana Jordanovska