CIVIL – Qendra për liri dhe Ministria për punë të brendshme nënshkruan Memorandum për bashkëpunim dhe partneritet sot (3 maj) në ora 11.
Memorandumi është iniciativë e përgatitur gjatë kohë për pjesëmarrje qytetare dhe bashkëpunim me MPB në fushat e luftës kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe aspekte të ndryshme të kontrollit të armëve.
“Ky memorandum del nga nevoja për qasje multidisciplinare ndaj ballafaqimit me sfidat më të mëdha të botës moderne dhe pjesëmarrje të entiteteve relevante shoqërore, siç janë organizatat qytetare, por edhe vetë bashkësitë. Kjo është hap i rëndësishëm përpara në realizimin praktik të idejave për forcim të besueshmërisë ndërmjet institucioneve dhe qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë” – deklaroi Xhabir Deralla nga CIVIL, në prag të ngjarjes.
Njëlloj fusha të rëndësishme që i përfshinë Memorandumi për bashkëpunim dhe partneritet ndërmjet CIVILit dhe MPB-së janë edhe bashkëpunimi në sferën e parandalimit të parregullsive zgjedhore dhe monitorimit të respektimit të drejtave të njeriut dhe lirive në sjelljen e policisë në kontakt me qytetaret dhe qytetarët.
Memorandumin publikisht do ta nënshkruajnë Ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski dhe kryetari i CIVILit, Xhabir Deralla, me çka do të japin deklarata për mediat. Nënshkrimi do të mbahet në ndërtesën nr. 1, salla për takime në MPB.