• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Gjykimi për sulmin ndaj Selës do të vazhdojë në përvjetorin e ngjarjeve në Kuvend

April 27, 2018
in BALLINA, LAJME
Gjykimi për sulmin ndaj Selës do të vazhdojë në përvjetorin e ngjarjeve në Kuvend
Share on FacebookShare on Twitter

Video inçizime dhe fotografi nga ngjarjet e 27 prillit do të shihen në seancën e sotme gjyqësore për tentimin për vrasje të deputetit Ziadin Sela në Gjykatën penale, saktë një vit pas ngjarjeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

 

Në seancën e kaluar prokuroria kërkoi tërheqje të disa fotografive dhe xhirimeve nga lista e dëshmive të propozuara për shkak të përsëritjes së tyre për nga përmbajtja me dëshmi të tjera dhe propozoi intervale, të cilat do të shiheshin me qëllim që procesi gjyqësor të jetë më ekonomik. Lidhur me tërheqjen, mbrojtja do të mundet para fillimit të  seancës së ardhshme të kërkojë rritje të intervaleve apo lëshimin e plotë të disa prej xhirimeve.

Avokati i Selës tha se ai ndodhet në SHBA dhe tërë dokumentacionin mjekësor e kanë kërkuar për hulumtimet të cilat duhet t’i bëjë.

“Incizimet Rentgen janë me të dhe ai nuk ndodhet në Maqedoni. E njoftoj gjykatën se nuk do të mund t’i kthejë deri në seancën e ardhshme”, tha avokati.

Mbrojtja dha pajtueshmëri duke pasur parasysh se nuk ka dokumentacion plotësues, dokumentacioni mjekësor të mos lexohet veçmas dhe vetëm të regjistrohet në procesverbal.

Për tentimin për vrasje të Ziadin Selës më 27 prill të vitit të kaluar të akuzuar janë Kire dhe Ceko Gjorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Senkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavllovski – Kobra. Të akuzuarit për tentim për vrasje të deputetit Ziadin Sela në seancat paraprake u deklaruan të pafajshëm.

Burimi: MIA

Tags: 27 prill 2017. Ziadin Selagjykim
Next Post
Takim historik midis liderëve të Koresë Jugore dhe Koresë Veriore

Takim historik midis liderëve të Koresë Jugore dhe Koresë Veriore

Osmani: Pres së shpejti Maqedonia t’i bashkohet Italisë dhe vendeve tjera të rajonit Adriatik- Jon

Osmani: Pres së shpejti Maqedonia t'i bashkohet Italisë dhe vendeve tjera të rajonit Adriatik- Jon

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom