• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Osmani: Pres së shpejti Maqedonia t’i bashkohet Italisë dhe vendeve tjera të rajonit Adriatik- Jon

April 27, 2018
in BALLINA, LAJME
Osmani: Pres së shpejti Maqedonia t’i bashkohet Italisë dhe vendeve tjera të rajonit Adriatik- Jon
Share on FacebookShare on Twitter

Procesi eurointegrues i Maqedonisë, anëtarësimi në makro rajonin Adriatik – Jon, marrëdhëniet bilaterale mes Maqedonisë dhe Italisë, ishin pjesë e temave të bisedave në takimin e sotëm të zëvedëskryeministrit i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani me drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë për Bashkimin Evropian pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Xhuzepe Buçino.

Siç kumtoi Sekretariati për çështje evropiane, Osmani fillimisht u falënderua për mbështetjen e deritanishme të Italisë për integrimin euro- atlantik të Maqedonisë dhe përshëndeti qëndrimin e Italisë në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian e cila nuk do të mbarojë deri sa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të kyçen në familjen e madhe Evropiane.

“Tani, pasi Greqia edhe zyrtarisht konfirmoi se nuk do ta kontestojë hyrjen tonë , pres së shpejti ti bashkohemi Italisë dhe vendeve tjera të makro rajonit Adriatik- Jon”, tha Osmani në takim, duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila edhe tani zhvillohet me një tempo të përforcuar nëpër iniciativa tjera, siç është Procesi i Berlinit.

Gjatë bisedës, Osmani u përqëndrua edhe në Raportin pozitiv të KE-së për gjendjen dhe progresin e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së, i cili tregoi se Republika e Maqedonisë me sukses i adreson prioritetet urgjente, se është tejkaluar kriza politike, dhe se vendi është kthyer në binaret normale demokratike. Osmani theksoi, se rekomandimi i pastër për fillimin e negociatave, paraqet shtytje për shtetin të mbetet e fokusuar reformave dhe e përkushtuar agjendës euro- atlantike.

“I bëmë reformat ashtu siç i parashikuam në Planin 3-6-9, krijuam klimë politike me të cilat mbyllëm çështjet politike, dhe kemi përmirësim të dukshëm në marrëdhënie me fqinjët. Qëllimi ynë është Këshilli i qershorit i BE-së ta konfirmoj rekomandimin e Komisionit Evropian dhe Maqedonia ti fillojë negociatat”, theksoi Osmani.

Në takim u hapën edhe tema për marrëdhëniet bilaterale, gjatë së cilës bashkëbiseduesit konstatuan se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Italisë nuk kanë çështje të hapura politike, dhe se ajo paraqet potencë për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Burimi: MIA

Tags: Bujar OsmaniEvropëintegrimeItali
Next Post
Sela: Kërcënonin se do të më vrasin

Në gjykimin për sulmin ndaj Selës transmetohen incizime nga ngjarjet në Kuvend

Letër e hapur drejtuar Instituteve Albanologjike dhe të gjitha Institucioneve përgjegjëse për gjuhën shqipe

Letër e hapur drejtuar Instituteve Albanologjike dhe të gjitha Institucioneve përgjegjëse për gjuhën shqipe

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom