Prokurorja speciale Katica Janeva pritet sot ta prezantojë raportin para anëtarëve të Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive.
Në periudhën gjashtëmujore nga shtatori 2017 deri në mars të këtij viti, Prokuroria Speciale Publike ka regjistruar 136 procedura parahetimore, ka hapur shtatë procedura të reja hetimore, ndërsa plotësisht janë miratuar 15 akuza.
“Gjatë periudhës së raportit janë ndërmarrë një numër i madh i veprimeve në suaza të procedurave të hapura parahetimore që kanë të bëjnë në ndjekjen e paligjshme të komunikimeve, si dhe parregullsi lidhur me financimin e mediave, keqpërdorime gjatë furnizimeve publike, larje të parave, veprime të ndryshme korruptuese…,theksohet në raport.
Përveç raportit të PSP-së, Komisioni do t’i shqyrtojë edhe raportet vjetore të Avokatit të Popullit, të Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe të Agjencisë për Administratë.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.