• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Në ditën e sotme

April 4, 2018
in LAJME
Në ditën e sotme
Share on FacebookShare on Twitter

188 – Lindi imperatori romak, Septimij Bazian, i njohur si Mark Aureli, një nga tiranët më të njohur në historinë romake.

1463. – Përfundoi një paqe 10 vjeçare me turqit e cila u prish në nëntor të po atij viti me sulmet që ndërrmori Skënderbeu i shtyrë nga Papa dhe Venediku.

1617. – Vdiq Xhon Napier, matematikan skocez, i cili shpiku konceptin e logaritmeve.

1786 – Sipas shembullit të Akademisë franceze, mbreti suedez Gustavi III e them,eloi Akademinë suedeze, të njohur në botë për atë që e ndan Çmimin e Nobelit për letërsi.

1841. – Vdiq vetëm pas 32 ditëve në pushtet, Uiliam Harrison, presidenti i 9-të i Shteteve të Bashkuara. Pas mbajtjes së fjalimit më të gjatë të përurimit ai mori një pneumoni. Uilliam Harrison u pasua nga nënpresidenti Xhon Tajler.

1905. – Në tërmetin në provincën Lahor, atëherë pjesë e Indisë Britanike e humbën jetën 19.000 njerëz. Tërmeti prej 8.6 ballësh, sipas shkallës Rihter, shkatërroi qytetet Kangra dhe Dharmsala.

1945. – Lufta e Dytë Botërore përfundoi në territorin e Hungarisë, prej ku trupat sovjetike i dëbuan ushtarët gjermanë.

1949. – U nënshkrua në Uashington nga 12 fuqitë pjesëmarrëse, Traktati i Atlantikut të Veriut, i cili krijoi një aleancë të mbrojtjes së ndërsjellë.

1931. – U lind poeti arbëresh Karmel Kandreva. Ai është autori i përmbledhjes poetike “Shpirt i arbrit rron” që u botua në vitin 1976. Vdekja e tij e parakohëshme në vitin 1982 ishte një humbje për botën arbëreshe dhe për kulturën kombëtare në përgjithësi.

1945. – Në Shkup doli numri i parë i gazetës “Flaka e vëllazërimit”, gazeta e parë në gjuhën shqipe.

1960. – Franca dhe Federata e Malit (Senegali dhe Sudani) nënshkruan marrëveshje që siguronin pavarësinë në gjirin e komunitetit francez.

1964. – Kryepeshkopi i Qipros, Makarios, anulloi traktatin e vitit 1959 midis Qipros, Greqisë dhe Turqisë.

1968. – Në Tenesi, SHBA, vritet udhëheqësi i të drejtave civile në SHBA, Dr. Martin Luter King, duke shkaktuar trazira në Memfis.

1975. – Gjatë rrëzimit të aeroplanit transportues ushtarak amerikan pas fluturimit nga Sajgoni, e humbën jetën 155 fëmijë.

1979. – Në Pakistan, ish-presidenti Zulfikar Ali Buto u var në Ravalpindi për komplotimin e vrasjes së një kundërshtari politik. Ai ishte president nga viti 1970 deri më 1977, kur ai u rrëzua nga gjenerali Zia Ul Hak.

1998. – Nga shpërthimi i gazit metan në minierën Skorcinski, në pellgun qymyrguror Donjeck, të Ukrainës, gjetën vdekjen 63 minatorë.

2000 – Shqipëria nënshkroi në Strasburg protokollin europian për heqjen e dënimit me vdekje. Shqipëria është vendi i 40-të anëtar i organizatës europiane që angazhohet zyrtarisht për heqjen e dënimit me vdekje.

2001. – Ministri italian i Brendshëm, Enxo Bianko dhe inspektori i përgjithshëm dhe funksionar i lartë në Ministrinë kineze të Sigurisë publike, Zhu Chunlin, nënshkruan në Romë një marrëveshje bashkëpunimi policor për të luftuar kundër emigracionit klandestin dhe kriminalitetit të organizuar.

2004. – Ushtarë spanjollë dhe forcat irakiane të sigurisë hapën zjarr ndaj demonstruesve në Naxhaf. Madje u vranë 24 persona (irakianë dhe dy ushtarë). Të njejtën ditë në Bagdad u vranë edhe shtarë ushtarë amerikanë dhe 28 irakianë.

2007. – Vdqi Robert Klark, regjisor filmik amerikan. Klark, i njohur me filmin “Rrëfimi i Krishtlindjes”, humbi jetën në aksidentin automobilistik në autostradën në bregun perëndimor të SHBA-së, në afërsi të Los Anxhelosit. “Rrëfimi i Krishtlindjeve” (1983) është film i cili në SHBA rregullisht transmetohet gjatë festave të Krishtlindjeve.

2011. – Në Sofje vdiq Dosta Dimovska, drejtoreshë e Qendrës Kulturore Informative Maqedonase.


Burimi: MIA

Next Post
Konferencë për NATO-n me rastin e ditës së Aleancës

Konferencë për NATO-n me rastin e ditës së Aleancës

Komisioni do ta locojë përgjegjësinë për “Poetët e rinj”, opozita kërkon dorëheqje nga Kaevski

Komisioni do ta locojë përgjegjësinë për "Poetët e rinj", opozita kërkon dorëheqje nga Kaevski

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom