Të kishte “D” nga dëshmitë kundër meje, unë që moti nuk do të isha këtu. Që nuk do të thotë se ata që i kanë arrestuar janë fajtorë. Absolutisht edhe ata nuk janë fajtorë, por e kanë bartur ngarkesën për këtë rast, deklaroi ish-kryeministri dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas përfundimit të seancës së parë për lëndën e PSP “Titanik”.
Gruevski tha se ka biseduar me truprojën e tij, i cili i ka thënë se ditën e 27 prillit të vitit 2017 ka biseduar vetëm me bashkëshorten e tij dhe me vëllain e tij për punë familjare dhe nuk ka pasur asgjë më shumë nga kjo.
Sipas Gruevskit, publikimi i informacioneve me hollësi nga aktakuza për ngjarjet e 27 prillit jo vetëm që është e qëllimshme, por edhe është bërë që të publikohen në faza.
“I ftoj nëse kanë çfarë do qoftë dëshmie kundër meje, menjëherë dhe pa mëdyshje ta publikojnë”, tha Gruevski, duke shtuar se anëtari i partisë së tij është vëllai i Aleksandar Vasilevski Ninxha, i cili akuzohet për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.
Sipas Gruevskit këto konstatime që janë parashtruar në opinion për 27 prillin dhe ngjarjet që zhvillohen kundër tij në PSP, janë për defokusim të opinionit nga problemet e vërteta, siç është ajo me emrin dhe gabimet që i bën pushteti.
Në pyetjen se kush i porosit këto raste, Gruevski u përgjigj se “kjo është nga ai që ka interes të mos flitet për gabimet e tyre, të mos flitet për hapat e tij që i bën, për premtimet e tij që i ka dhënë dhe tani duhet të realizohen, por të flitet për tërë këtë”.
Gruevski tha se edhe në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Titanik” është ndjerë presion ndaj gjykatësve që sa më shpejtë t’i përfundojnë lëndët kundër tij.
“Sot më është thënë se kam vetëm një ditë edhe atë jo të plotë, vetëm tre orë të mund të lexoj dhjetëra mijëra faqe që i ka dërguar PSP-ja, nga të cilat supozoj se pjesa më e madhe janë jorelevante, por duhet një njeri t’i respektojë që të dijë çka ka në to”, tha Gruevski.
Theksoi se sot lajmi i parë në media është “Titanik”, ndërsa lajmi i dytë është për emrin, me qëllim që të mbulohen disa raste politike në shtet, që janë të lidhura edhe me emrin edhe për skandalet e përditshme që po ndodhin.
“Nëse mund të vëreni tani është moderne dhe në trend që për gjithçka unë të akuzohem. Dje u tha se nuk jam përgjigjur për konfliktin në vitin 2001. Do të thotë se nuk kërkohet përgjegjësi për dikë që e ka bërë konfliktin, por unë nuk jam përgjigjur sepse kam qenë njëri pjesë anëtarëve të Qeverisë”, theksoi Gruevski dhe shtoi se në atë kontekst janë presionit ndaj Gjykatës që të zhvillojë procedura të shpejta me shkeljen e të drejtave të të gjithë të akuzuarve.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.