Kategoritë

"SOPOT" Krerët e ish-policisë që do të hetohen nga Specialja për Sopotin?

Ish-ministri i brendshëm, Hari Kostov, ish-shefat e shërbimit sekret Branko Bojçevski dhe Zoran Verushevski janë nën hetime nga Prokuroria Speciale për rastin e Sopotit, shkruan portali Infomax, që është i afërt me opozitën maqedonase.

Sipas shkrimit, pikërisht në kohën ka ndodhur ngjarja dhe se kanë filluar hetimet, që kanë vijuar më pas me arrestimin e 12 banorëve të fshatit. Më 4 mars 2003 në rrugën lokale Sushevë – Sopot shpërtheu mina antitank ku jetën e humbën dy ushtarë të NATO të kontigjentit polak dhe përkthyesi i tyre. Atëkohë shërbimi sekret arrestoi banorin Ramadan Bajramin, duke e mbajtur disa ditë nën terror të paparë me dhunë dhe tortura, për të pranuar se ata kanë vendosur mjetin shpërthyes. Pikërisht në këtë periudhë gjithë këtë e kanë ushtruar gjashtë inspektorët e DSK që dihen me emra e mbiemra. Por Infomax nuk ka cekur se Verushevski ka qenë shef i shërbimit sekret deri në shkurt të 2003, ndërsa pas tij është emëruar Siljan Avramovski, që më pas bëhet ministër i brendshëm dhe sot udhëheq grupin e punës për reforma në polici. Pas proceseve të gjata gjyqësore ata janë dënuar me 150 vite burg.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-maqedonia/kokat-e-ish-policise-qe-do-te-hetohen-nga-specialja-per-sopotin-513784/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright