• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Merret në pyetje dëshmitari i parë për blerjen e mercedesit luksoz

March 12, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Merret në pyetje dëshmitari i parë për blerjen e mercedesit luksoz
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën Penale në seancën e sotme për lëndën e PSP-së “Tanku” dëshmoi një punonjës në Agjencinë për Zbulim, i cili në vitin 2012 ka qenë sekretar shtetëror për menaxhimin e burimeve njerëzore në kabinetin e ministrit të Punëve të Brendshme.

Ai kërkoi që publiku të mos marrë pjesë në seanca sepse, siç tha ai, ka punuar në Agjencinë për Zbulim dhe se mund të zbulojë sekrete shtetërore, por gjykatësja Dobrilla Kacarska e ka refuzuar këtë propozim.

Prokurorët e PSP-së ishin kundër kësaj kërkese, sepse siç tha Gavrill Bubevski nga PSP, nuk kanë paraparë të parashtrojnë pyetje sa i përket sigurisë të shtetit.

Dëshmitari tha se ka qenë anëtar i Komisionit për Furnizime Publike, i cili ka vendosur për blerjen e mercedesit. Theksoi se Komisioni ka përcaktuar se oferta është në përputhje me specifikimin dhe se ka arritur vetëm një ofertë e cila i përmban të gjitha elementet. Në seancën e sotme duhet të dëshmojnë pesë dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria Speciale Publike.

Në rastin “Tanku” për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska dhe ish ndihmësi i ministrit në MPB, Gjoko Popovski, për blerjen e “mercedesit” luksoz me vlerë prej 600 mijë eurosh.

Sipas aktakuzës, në periudhën prej shkurtit deri në fund të tetorit të vitit 2012 Nikolla Gruevski si person zyrtar ka përdorur ndikimin dhe pozitën zyrtare dhe ka kërkuar nga ministrja Jankullovska të bëjë furnizim publik ku MPB do të blejë automjet të blinduar “mercedes”, modeli “C-600 gard”, ndërsa në procedurë është favorizuar operatori ekonomik M.A. DOOEL, agjent i përgjithshëm dhe distributor i veturës nga marka “Mercedes”.

Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

 

Tags: "Tanku"gjykimPSP
Next Post
“Ta nea”: Koxias vjen në Shkup më 22 dhe 23 mars

"Ta nea": Koxias vjen në Shkup më 22 dhe 23 mars

LSDM: VMRO-DPMNE 11 vite e ka ngulfatur lirinë e të shprehurit

LSDM: VMRO-DPMNE 11 vite e ka ngulfatur lirinë e të shprehurit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom