Civili sot vazhdon me aktivitetet për promovimin e Kartës Qytetare si pjesë e pilot projektit “Karta Qytetare – Çfarë ka këtu për mua?”
Punëtoria “Karta Qytetare – Çfarë ka këtu për mua?” do të mbahet në GEM ( mbi klubin Menada, Çarshia e Vjetër), Shkup, me fillim në ora 14. Punëtoria i kushtohet mundësive për bashkëpunim mes sektorëve dhe partneriteteve mes shoqërisë qytetare, pushtetit lokal dhe qendror, biznes qendrave dhe partive politike në sferën e pjesëmarrjes qytetare në proceset e vendimmarrjes në nivel lokal dhe nacional.
Kjo punëtorin është përgatitje për konferencën kushtuar Kartës Qytetare, të caktuar më 28 mars. Aktivitetet lidhur me Kartën Qytetare veç më i mbështetën kryetari i komunës Kumanovë Maksim Dimitrievski, si dhe këshilli i komunës, disa media dhe organizata qytetare në Kumanovë. Pritet pjesëmarrja e përfaqësuesve të tyre në punëtorinë.
Karta Qytetare do të promovohet edhe përmes stendës informative te hapësira e Universiteti i Evropës Juglindore dhe anketës me qytetaret dhe qytetarët.
“Karta Qytetare – Çfarë ka këtu për mua?” është pilot projekt përmes të cilit Civili do të vazhdojë me promovimin e Kartës Qytetare në një mënyrë ndryshe. Qëllimi i projektit është që palët e prekura në shoqërinë qytetare, pushtetin lokal dhe qendror, mediat, biznes komuniteti dhe partitë politike të njihen me përmbajtjen e Kartës Qytetare dhe të diskutojnë për miratimin dhe shfrytëzimin e këtij dokumenti, si dhe me mundësitë për bashkëpunim dhe partneritet.
Civili e ka përkthyer këtë dokument në shumicën e gjuhëve që fliten në Republikën e Maqedonisë dhe i ka dërguar deri te të gjitha organizatat ndërkombëtare të cilat e udhëheqin këtë iniciativë globale. Një pjesë nga këto materiale të Civilit në disa gjuhë janë të botuara në më tepër ueb faqe nëpër botë.
Projekti është i mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare për Shoqëri Qytetare.