• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Koxias optimist i matur për zgjidhje, kërkon pako marrëveshje dhe ndryshim të Kushtetutës

March 12, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Koxias në Shkup dhe raund i ri i negociatave për emrin deri në fund të marsit
Share on FacebookShare on Twitter

Nevojitet ndryshim i Kushtetutës, që emri të jetë edhe për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm, por edhe të evitohen akuza të ardhshme se janë shkulur dispozitat kushtetuese, thotë ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë në intervistën për gazetën greke “Dokumento”. Nikos Kocias, deklaron se është optimist i matur dhe se të dyja palët ende kanë shumë punë.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, shefi i diplomacisë greke, sqaron pse Greqia insiston që Maqedonia të bëjë ndryshim kushtetues.

“Ndryshimi i Kushtetutës të mikut dhe fqinjit, nënkupton, e para implementimi i erga omnes-it, gjegjësisht përdorim të emrit të ri në të gjitha rastet. në nivel të brendshëm dhe ndërkombëtar, si dhe për evitimin e mospajtimeve të ardhshme që do të dilnin pa këtë ndryshim. E dyta, se në të ardhmen do të evitohej një Qeveri tjetër te fqinji të kërkojë sqarim për shkeljen e Kushtetutës, nëse Marrëveshja ndërkombëtare del nga kompetencat”, thotë shefi i diplomacisë greke, ndërsa për mospajtimet për të cilat flet, sqaron se në periudhën e globalizimit kur përdoren dy emra të ndryshëm një për përdorim ndërkombëtar, tjetri për përdorim të brendshëm atëherë mospajtimet janë të pashmangshme.

Sipas Koxiasit, zgjidhja nuk duhet të jetë “njëri t’ia imponojë mendimin e tij tjetrit”, por në pako marrëveshjen që do t’i përmbajë kompromiset e domosdoshme reciproke.

Marrëveshja, konsideron ai, duhet të jetë pako marrëveshje, t’i përfshijë çështjet për të cilat bisedojmë në KB, eliminimin e irredentizmit dhe parashikimin e masave dhe kushteve që të mos ketë paraqitje të sërishme, mbështetje për integrimin e vendit fqinj në organizatat ndërkombëtare dhe aktivitete të përbashkëta dhe shton se nevojitet periudhë kohore që të implementohen këto punë, sepse, siç thotë, “bota nuk ndryshohet për një ditë, madje edhe Zotit sipas Biblës, i janë nevojitur 6 ditë ta krijojë”.

“Gjithsesi, ky nuk është implementim i ndonjë metode abstrakte të ndarjes të zgjidhjes në pjesë, por element i pragmatizmit, realizimit, vendosmërisë dhe ndjenjës së përgjegjësisë”, thotë Koxias lidhur me zbatimin e zgjidhjes eventuale.

Në pyetjen nëse një Marrëveshja ndërkombëtare do të ishte e mjaftueshme të evitohen ndryshimet kushtetuese tek ne. Koxias referohet në përvojën e deritanishme me vendimet e gjykatave kombëtare të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian.

Shefi i diplomacisë greke, në intervistën për gazetën “Dokuento”, thotë se dritarja për mundësi për zgjidhje është hapur dhe për shkak të parimeve politike të Qeverisë greke, për shkak të masave për ndërtim të besimit, por edhe për shkak të ndryshimit të pushtetit në Maqedoni. ndërkaq, në pyetjen sa afër apo larg jemi deri te marrëveshja deklaron se është optimist i matur.

Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: Koxiasndryshim i kushtetutës
Next Post
Nuk ka vend për tolerancë për veprimet e jashtëligjshme

Zaev pret që këtë javë të mbyllet çështja për ligjin e gjuhëve

Marshi i të gjallëve në Shkup në kujtim të hebrenjëve të deportuar të Maqedonisë

Marshi i të gjallëve në Shkup në kujtim të hebrenjëve të deportuar të Maqedonisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom