• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Rot Maqedonisë dhe Greqisë: Mos vendosni vija të kuqe, zgjidheni kontestin

February 22, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Rot Maqedonisë dhe Greqisë: Mos vendosni vija të kuqe, zgjidheni kontestin
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri shtetëror për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot ju porositi Maqedonisë dhe Greqisë që të mos vendosin vija të kuqe dhe të bëjnë gjithçka për të zgjidhur çështjen e emrit, duke paralajmëruar rrezikun nga lëshimi i kësaj mundësie. 

“Kryesisht jam shumë i kënaqur nga gjestet në kuadër të masave për ndërtim të besimit ndaj vendit, për të cilin veçanërisht jam i shqetësuar, Greqinë. Kontestin me emrin, të cilin njëherë e quajta provokues dhe të cilin përveç Athinës dhe Shkupit, askush nuk e kupton, duhet të zgjidhet. Keni dhënë kontribut të madh, diçka që nuk arritën ta bëjnë qeveritë e mëparshme. Dhe ju lutem këtë që do ua them nuk dua të tingëllojë tronditëse. Në përputhje me përvojën time të deritanishme politike ju them: Mos vendosni vija të kuqe! Uluni bashkë dhe bisedoni!”, porositi Rot në debatin në Fondacionin “Fridrih Ebert” në Berlin.

Në debatin me temë ” Nga sfida në perspektivë: Reformat demokratike dhe integrimi Euroatlantik i Maqedonisë”, folës kryesor ishte kryeministri Zoran Zaev, ndërsa pjesëmarrës ishte edhe Kurt Bek, kryetar i fondacionit.

Rot paralajmëroi se ekziston mundësi për mbyllje të “dritares së mundësive, e cila aktualisht është e hapur”.

“Kombet e Bashkuara janë të aftë për të udhëhequr këtë proces, me mbështetjen tuaj konstruktive dhe me mbështetjen e Qeverisë së Greqisë, për integrim të suksesshëm. Tani dritarja e mundësive është e hapur, por së shpejti do të mbyllet”, deklaroi Rot duhet shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Gjermanisë të ndihmojë nëse ka nevojë.

Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

 

Tags: GreqikontestMaqedonirekomandimeROT
Next Post
Aleanca e Shqiptarëve kërkon anulim të konkursit për ndarjen e mjeteve në kulturë

Aleanca e Shqiptarëve kërkon anulim të konkursit për ndarjen e mjeteve në kulturë

Han: KE do të rekomandojë fillim të bisedimeve me Maqedoninë

Han: KE do të rekomandojë fillim të bisedimeve me Maqedoninë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom