Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]M[/dropcap]aqedonia është në rrugë të mirë që të riemërohen në Republika Kronika e Zezë (Po, po, mundet të shtohet edhe pjesa E lartme ose E veriut në titullin, si të dëshironi…) Edhe rrjetet sociale edhe mediat tradicionale janë të tejmbushura me lajme, thashetheme, njoftime, analiza dhe sinteza për krimin në shtet, ndërsa nuk ka ditë pa së paku tre-katër skandale: është arrestuar ky, është paraburgosur ai, të dënuar disa, të akuzuar tjerë, dhjetëra të dyshuar, revizion të këtyre institucioneve dhe projekteve, bastisje në ata zyre dhe ndërtesa, dy të tjerë janë në ikje, pastaj janë zënë, çdo ditë publikohen artikuj librash me njëqind vazhdime…
Të gjithë me emër i mësuam gjykatësit nga Penalja, tash merremi me gjykatësit porotë. Prokuroret e PSP tashmë i kemi si kushërirë. U binjakëzuam me njëzetë avokatët më të shpeshtë të mbrojtësve dhe të paditësve, mirëpo pasi që secili para opinionit ka qëndrim të fuqishëm për ndonjë faj ose pafajësi të caktuar, duket që gjysma e kombit është e gatshme të hyj në provimin e jurisprudencës me sy mbyllur ndërsa të dytët janë për gjykatës porotë në mënyrë të përhershme!
Më në fund e kuptova arsyen e faktit që në Maqedoni legalisht janë rë regjistruara 22 apo ishin 24 fakultete të juridikut!? Jam i bindur që mbajmë rekord në numrin e juristëve për kokë banori në botë. Nuk ekziston familje që së paku deri në shkallë të dytë nuk ka ndonjë avokat, nëpunës i gjykatës, arkivist, ombudsman, noter, jurist fillestar, absolvent ose profesor i ndonjë së drejte. Ose, nëse ka ndonjë familje të pafat pa jurist në radhët e tyre – që absolutisht nuk është për t’u besuar! – atëherë jam i sigurt që së paku ndonjë kontest gjyqësor kundër dikujt kanë iniciuar, presin ndonjë seancë, kanë parashtruar ankesë, shpresojnë në vendimin e apelacionit, ndonjë përmbarues i është varur për qafe…
Gjithë kombi flet për drejtësi! Dhe askush nuk është i kënaqur me ndarjen e drejtësisë.
Për asnjë kontest më të madh gjyqësor nga dhjetëvjetëshi i kaluar nuk ka pasur gjykim korrekt, duke përfshirë këtu edhe të mbrëmshmen me “Lagjen e Trimave”. Të gjykuarit do të mbajnë gjykime shumëvjeçare dhe të përjetshme. Të vishë ( të “mashtruar ose dëshirë, sidoqoftë) nga Kosova në Kumanovë, të armatosur deri në dhëmb dhe të marrësh pjesë në luftë dyditore me dhjetëra të vrarë, e më pas të ankohesh për lartësinë e dënimit, duhet të jesh me të vërtetë shumë i çmendur, në të gjitha fazat juridiko-penale të kësaj ngjarje të gjatë; por, nuk kemi prej atyre që do të mund të thonë që në tërësi e kemi mësuar të vërtetën për këtë ngjarje, meqenëse kjo është logjika e ndarjes së drejtësisë. Mua të vërtetat gjysmë të zbuluara gjithmonë më kanë ngjarë në gënjeshtra të tërësishme.
Përsëri arrijmë tek emrat e Jankullovskës, Mijallkovit, Çavkovit, te njerëz rreth kryetarit Ivanov dhe më në fund, pas kushedi se cilës herë arrijmë tek emri i Nikolla Gruevskit. Nuk ka krim të madh në Maqedoni, pa involvim të “unazës së diamantit” të kuadrit rreth Gruevskit, me atë në qendër.
Është kjo “analiza e thellë” e tërë bashkësisë amatoreske juridike në Maqedoni, ata qindra mijë familje për të cilët shkrova më lartë, me shpresë të arrihet kjo shoqatë e krimit. Më në fund dikush të përgjigjet për të vërtetën, e jo vetëm për pjesët oportune të saj.