Kategoritë

DHUNË Vëzhgues i Civilit u sulmua në mes të ditës!

Në mes të ditës, personi S.M., anëtar i BDI në komunën Saraj, ka sulmuar fizikisht një aktivist dhe vëzhgues të Civilit. Incidenti ka ndodhur dje, më 1 nëntor, në afërsi të qarkores në Gjorçe Petrov, në ora 14. Civili ka marrë masa emergjente dhe kontrollime në terren dhe vërtetim të të gjitha të dhënave, ka kërkuar edhe deklaratë me shkrim nga vëzhguesi dhe e ka siguruar dokumentacionin e duhur për incidentin.

Civili konstaton se sulmuesi është anëtar i këshillit zgjedhor në f. Llaskarcë, ndërsa arsyeja për sulmin mbi anëtarin tonë është pikërisht se ai ishte vëzhgues, i akredituar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe i autorizuar nga Civili, për vëzhgimin e zgjedhjeve vendore në vendvotimin në të cilin sulmuesi ka qenë anëtar i këshillit zgjedhor.

Që në ditën e votimeve, më 29 nëntor, sulmuesi haptazi u është kërcënuar vëzhguesve të Civilit, për të cilën arsye ata ishin të tërhequr nga vendvotimi, ndërsa në mënyrë publike, në konferencë për shtyp, u bë thirrje ndaj institucioneve relevante që të reagojnë. Gjatë ditës zgjedhore, më 20 nëntor, në ora 13:30, Civili apeloi deri te KSHZ dhe MPB të marrin masa për mbrojtjen e procesit zgjedhor në f. Llaskarcë. Nuk kemi informata nëse kjo ka ndodhur, mirëpo sulmi i djeshëm është tregues i qartë se si qëndrojnë punët.

Sulmuesi e ka vërejtur vëzhguesin tonë në Gjorçe Petrov gjatë ditës së djeshme dhe e ka sulmuar ashpër me grusht, dhe si pasojë e sulmit, vëzhguesi jonë ka pranuar lëndime të konstatuara nga institucion shëndetësor. Rasti është paraqitur në polici gjatë ditës së djeshme.

Civili e informon opinionin se bëhet fjalë për sulmues i cili është anëtar ndikues i partisë qeverisëse BDI, i cili e morri guximin që në mes të ditës ta sulmojë vëzhguesin tonë, vetëm për shkak se e ka kryer detyrën me përgjegjësi si vëzhgues i akredituar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, dhe anëtar i autorizuar i ekipit monitorues i Civilit.

Civili e dënon ashpër këtë akt barbar dhe kërkon në mënyrë kategorike nga institucionet shtetërore ta mbrojnë anëtarin tonë dhe familjen e tij nga presionet e mëtutjeshme dhe nga kërcënimet për sigurinë e tyre.

Sulmi mbi një anëtar të Civilit është sulm mbi gjithë organizatën! Njëkohësisht, është edhe sulm mbi Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe paraqet sulm të ashpër mbi tërë procesin zgjedhor dhe demokracinë në përgjithësi.