Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]A[/dropcap] shikuam Grujon në intervistë në TVAlfa: përsëri intervistë e kurdisur, përsëri faqe me përgjigje (të këqija) të shkruara (përsëri lexon, belbëzon, ndërsa kamera e kap në kuadër të gjerë, nga 15 metra largësi, që të mos dallohet se lexon), përsëri e gjithë bota është fajtore sepse i ka ardhur fundi karrierës së tiranit, dhe përsëri, ndoshta qëllimisht, gazetar “ nga dylli” i cili në bisedë tregon më pak energji dhe kuriozitet profesional nga ata dy kuajt e gjysmëvdekur të cilëve ua kthenin jetën para disa ditësh në Vodnjanska…
Tezat nga intervista më vonë vetëm u përsëritën edhe në fjalimin e tij të djeshëm në Shtip.
“Analiza fillestare” e Grujos ( se do të pason edhe “analizë e thellë”!) është se LSDM i ka kurdisur zgjedhjet me rolin kryesor të MBRO -SDSMO. Vëzhguesve ndërkombëtarë ( sepse bëhet fjalë për komplot ndërkombëtar, në të cilin kanë marrë pjesë të gjitha qendrat e fuqisë perëndimore demokratike, që ai të bie nga pushteti!) “ në sytë e tyre dukej” ( këtë e përsëriti dy herë në intervistë) se nuk kanë menduar të ndërmarrin asgjë në lidhje me këtë. Në intervistë tre herë përsëriti ( dhe pastaj edhe në Shtip) se bëhet fjalë për “zgjedhje Afrikane”.
Siç thotë Zaevi, mirë de, kush humb, ka të drejtë të hidhërohet. Megjithatë, nuk është edhe jo-interesante të shihet se si qan Gruevski, sepse kjo i qartëson hapat e ardhshëm në procesin e largimit të plotë të Familjes nga skena politike e Maqedonisë. Ja disa vërejtje…
E para, për nevojat e portretimit të popullizmit maqedonas, para më tepër viteve kam analizuar dhjetëra fjalime dhe intervista të Gruevskit. Në matjet kuantitative, një nga fjalët më të përdorura çdo herë ka qenë fjala “popull” ( ai shpesh e përdor si sinonim për “qytetarë”, mirëpo kjo tani nuk ka rëndësi) – fjalimet e tija, shpesh të bezdisshme çdo herë kanë qenë të plota me popullin, e mbani mend, populli ta populli…Eh, tani, shihni, në intervistën e TV Alfa, me kohëzgjatje prej 48 minutave të plota dhe 52 sekondave ( në të cilat 52 sekonda flet gazetari!), Gruevski fjalën “popull” e përdori vetëm 5 herë! Në llogari të kësaj, interpretimet e ndryshme gramatike të fjalës “ryshfet” e përdori 21 herë, 15 herë “frikësime/presione”, fjalën “kërcënim” 14 herë, “kushtëzime” 5 herë, etj.
Me fjalë tjera, shkurt, kur humb zgjedhje, popullisti nuk mund të kuptojë se kjo mund të jetë për shkak të faktit se i ka ardhur mbi “kokë” popullit, por se kjo patjetër duhet të jetë rezultat i një komploti të hatashëm dhe të madh në të cilin ryshfeti, kërcënimet, kushtëzimet – terrori, në përgjithësi – i kanë gjykuar politikisht.
Vërejtja e dytë e rëndësishme është ai konstatim se në zgjedhjet lokale VMRO “ka heq dorë nga identiteti i vet”, në tentim “ t’u pëlqejnë votuesve tjerë”, dhe jo mbështetësve të tyre tradicional. Do të thotë, Grujo dëshiron të thotë se në fushatë nuk nxitnin në masë të mjaftueshme urrejtje ndaj “Shiptarite”, ndaj të gjithë oponentëve tjerë politikë, ndaj fqinjëve, ndaj emigrantëve të imagjinuar, ndaj demokracisë si të tillë – dhe ky “identitet individual” i ndryshuar, sipas “analizës fillestare”, ka larguar mbështetje të madhe votuese…Nëse nuk do të ishte tragjike, do të ishte për të qarë.
E treta, nëse arrini të depërtoni nëpër demagogjinë politike të trashë, por të cekët, e cila – për kënaqësinë e gazetarit të heshtur të pranishëm – sundon në tërë intervistën, në të cilën Grujo me vështirësi i fsheh urrejtjet ndaj “ të ndryshmëve” ( nis nga shqiptarët e deri te homoseksualët), lehtë vërehet se për çka është i frikësuar Lideri ynë i Madh “taze” i vdekur: nga proceset gjyqësore për dhunën në Kuvend më 27 prill, dhe nga përtëritja e gjykimit për tragjedinë në Liqenin e Smillkovës. Kur e dëgjoni atë baticë të patetikës politike, relativizimi dhe shtrembërimi i fakteve në atë intervistë, njeriu sikur nuk e ka të qartë se për këto dy ngjarje – ka larë lesh! Ai vetë, në fakt, e pranon se hetimet në të dy rastet do të vijnë deri te ai, dhe thotë, ja, më arrestoni menjëherë, mos i terrorizoni patriotët maqedonas…Ai asnjëherë nuk e kuptoi se kuptimi i shtetit juridik është që, para së gjithash, para se ta arrestojnë, të dëshmohet secili aspekt dhe detaj nga këto dy ngjarje të zymta. E nga Shutka, me siguri se nuk do të shpëton.
Oh, e mandej disa deklarata legjendare – për shembull: “Shihni se si ngjan tani Siteli! Me pronar i cili është nën presion, nën kushtëzim! Të mos flas për Kanal 5!!!” ( këtu bën me duar sikur ka ardhur kiameti!)… Ose, se për zgjedhjet janë shfrytëzuar piramida të “ dilerëve të drogës, nga shefi e më tej”…dhe: “Të mos lejojmë ( krijim) të pushtetit absolut në shtet”…Ha-ha-ha!
Për fund, pretendimi i tij se posedojnë informata se në partinë e tij “ e gjithë udhëheqësia, mbi 100 njerëz, janë përgjuar në atë periudhë të kaluar”. Për këtë pretendim nuk do të isha habitur nëse Gruevski ka të drejtë, se pse besoj se, në krye me Gruevskin, është numri i udhëheqësisë së VMRO-DPMNE, të cilët në secilin kuptim politik, moral dhe material, ishin pjesëmarrës në plaçkitjen dhe rrënimin epokal të Maqedonisë. Dhe pres që të gjithë 100 të përgjuarit t’i nënshtrohen procedurës ligjore.
Që t’i qartësohet Gruevskit, përmes asaj “analize të thellë”, pse i humbi zgjedhjet.