Kategoritë

MALTË Demonstruesit kërkojnë drejtësi për vrasjen e gazetares Dafne

Mijëra Maltezë mbrëmë dolën në protestë dhe kërkuan drejtësi dhe përgjegjësi për vrasjen e gazetares Dafne Karuana Galicija.

Shumica nga pjesëmarrësit në protestë mbanin pllakate dhe bluzë me fjalët e fundit të Galicisë, disa minuta para vrasjes: “Ekzistojnë ngjethës gjithkund rreth nesh. Situata është dëshpëruese”.

 

Protesta ishte e mbështetur nga Reporterë pa kufij

“Ju kujtohet, pothuajse para tre viteve u mblodhëm në Paris, pas vrasjes së Charlie Hebdo. Sot u mblodhëm këtu në Valetë, për Dafnen, dhe të gjithë mund të thonë “Unë jam Dafne. Je suis Dafne”, deklaroi Hristov Delear, sekretar gjeneral i Reporterë pa kufi.

Majkëll Briguljo, i cili ka udhëhequr me rrjetin e shoqërisë civile, tha se komisari i policisë dhe prokurori publik duhet të shkarkohen pasi që nuk kanë vepruar pas njoftimeve të zbuluara nga të ashtuquajturit “Gazeta Panama”.

Karuana Galicija në prill publikoj që bashkëshortja e kryeministrit Maltes, Xhozef Muskat, ka qenë konsumatore e një kompanie të fshehtë në Panama, e quajtur Egrant, në të cilën prej Azerbejxhani janë deponuar një milion euro.

Kryeministri dhe lideri i opozitës të cilët ishin subjektet më aktive për hulumtimin e gazetares, nuk u paraqitën në tubimin, por kanë dërguar përfaqësues nga partitë e tyre.

Policia ka larguar një banderolë ku Malta është përshkruar si “shtet mafioz”.

Vrasja e gazetares e cila karrierën e saj ia kushtoj ekspozimit të kriminelëve në qeverinë malteze, ka bashkuar shumë politikanë të opozitës. Ajo vazhdimisht kritikonte policinë dhe pushtetin gjyqësor.