• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MENDIMI I LIRË

Cilat janë monstrat e vërtetë në “Monstra”?

October 5, 2017
in MENDIMI I LIRË, ORDANOSKI
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Sasho Ordanoski

[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]T[/dropcap]ë gjithë kanë të drejtë të dëshpërohen nga zhvillimi dhe përfundimi i gjykimit të rastit “Monstra”: edhe të gjykuarit edhe familjarët e viktimave edhe gjithë opinioni në Maqedoni. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se rasti u zgjidh në mënyrë skajshmërisht  dyshuese, që ishte e paralajmëruar qysh në konferencën “politikante” për shtyp të Gordana Jankullovskës pas arrestimit të dyshuarve për ngjarjen mizore, e cila me atë rast i gjykoi të arrestuarit para se t’u merren deklaratat e para.

Arsyeja për kërkesën e ushtrueses së detyrës për Prokuror Publik, Liljana Spasovska, për heqje dorë nga akuza, për anulimin e gjykimeve dhe për nisjen e tërë procesit gjyqësor nga fillimi, është qasja e vetme ndaj këtij, edhe në aspektin moral, edhe të drejtësisë edhe në kuptim politik. Për këtë vendim të guximshëm të Prokurores Spasovska, duhet t’i urohet!

Ta kemi të qartë: në këtë rast delikat nuk është me rëndësi vetëm të vërtetohet se kush i ka kryer likuidimet e viktimave – dhe, në këtë kuptim, të gjykuarit e tanishëm, ose së paku disa nga ata, ndështa përsëri do të jenë të akuzuar si fajtorë – por është me rëndësi të njëjtë të përcaktohen vërtetohen motivet e ekzekutuesve, arsyet e vërteta për këtë krim, por edhe inspiratorët e vërtetë, organizatorët ose ndihmësit në krimin e hatashëm, të cilët, siç qëndrojnë punët për momentin, mbetën jashtë dorës së drejtësisë.

Paralajmërimet e Zaevit (“kalkulimi politik”) se “bomba” që përmban biseda që mund ta zbardhin përgatitjen, zbatimin dhe kontekstin e këtij krimi, me të vërtetë i ngritën pritjet në opinion. Pas rënies së regjimit joligjor të Gruevskit, në të cilin prokurorët Zvrelvski dhe Geshkovska luajtën rolin kryesor të shërbëtorëve, ka ardhur koha të “hapen” të gjithë elementet e aktakuzës për “Monstrën”, duke e përfshirë edhe kualifikimin e tij, motivet për krim, mbledhjen dhe paraqitje e dëshmive, si edhe vetë gjykimi. Nëse tregohet se edhe ky rast, së paku në disa nga ato elemente, është “prodhim” politik i regjimit të kaluar – e të tilla dallavere policore-prokurore-gjyqësore-politike numërohen me dhjetëra në dhjetë vitet e fundit – atëherë i tërë vargu ligjor ( Prokuroria publike, Gjyqi penal, i Apelit  dhe Gjyqi Suprem) do të urdhërojnë të ulen në karrigen e të akuzuarve, pa përjashtime! Varësisht nga vërtetimi i fakteve  rreth veprimit të tyre eventual joligjor, do të shohim  nëse, dhe cilët politikanë dhe policë do tu bashkohen në atë karrige. Kështu do të rrethohet përmbledhja e monstrave në “Monstra”.

Nëse ky pastrim nuk ndodh, rekomandoj menjëherë të ndërpritet përgatitja për reforma të sistemit juridik në Maqedoni. Nuk na duhet, edhe kështu bën, së paku dihen tarifat.

Më në fund, nëse Zaevi mendon se e tërë çështja është vetëm në duart e ligjit, është mashtruar shumë. Implikimet nga zgjidhja ligjore e ngjarjeve penale – ligjore rreth “Monstra”, kanë rëndësi të klasës së parë politike për Maqedoninë dhe të tilla do të jenë edhe pasojat për Zaevin, nëse vendos se kjo nuk e intereson atë.

Tags: akuzaanulimGeshkovskagjykimMaqedoniMonstrapërgjegjësiSpasovskaVIKTIMAZaevZvrlevski
Next Post
Dita botërore e mësuesve: Edukimi i bartësve të rinj të ndryshimeve shoqërore

Dita botërore e mësuesve: Edukimi i bartësve të rinj të ndryshimeve shoqërore

Ju gënjeni, zotërinj! – dita e dhjetë

Ju gënjeni, zotërinj! – dita e dhjetë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom