• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Civili ndan shpërblime për tregimet më të mira të gazetarëve qytetarë

June 1, 2017
in Uncategorized
Civili ndan shpërblime për tregimet më të mira të gazetarëve qytetarë
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja qytetare, studentja Rosica Stojkova nga Llozova është fituese e çmimit të parë për tregimin më të mirë qytetar “Nuk e lëshojnë të kalojë automjeti i Ndihmës së Shpejtë” në konkursin shpërblyes “Bëhu gazetar qytetar”, pjesë e projektit “Objektivi qytetar”. Videon për artikullin Stojkova e ka regjistruar më 27 prill (“Të Enjten e përgjakur”), gjatë dhunës në Kuvend.

Juria e Civilit në përbërje nga: Biljana Jordanovska, Maja Ivanovska dhe Ermin Klimenta, ndanë edhe katër çmime për ciklin dymujor.

“Lufta për ajër të pastër është luftë e vërtetë“ është tregimi që e fitoi çmimin e dytë, nga autori gazetar qytetar, Vullnet Mahmuti. Ai e ka regjistruar tregimin në Parkun e qytetit në Shkup, gjatëprotestës qytetare kundër ndotjes së ajrit.

Tregimi që e fitoi çmimin e tretë vjen nga Prilepi, nga protestat e “Për Maqedoni të përbashkët”, ku në turmën e qytetarëve vërehen edhe kamionë me blloqe mermeri. Gazetari qytetar Rubin Sokollovski lshtë autor i tregimit të shpërblyer: Kamionë me blloqe mermeri në protestat në Prilep.

Në këtë cikël shpërblyes që e përfshin periudhën prill-maj 2017, komisioni vlerësues ndau edhe dy shpërblime të katërta, ndërsa autorët vendosën të mbetene anonimë.

Tregimi “Punë për festë, pagë për ditë pune!”, përpunon temë nga sfera e ttë drejtave të punëtorëve në kornizat e një konfeksioni, për më saktë, presionet dhe keqpërdorimet me të cilat përballen punëtoret në industrinë e tekstilit. Në emër të autorit anonim të tregimit, shpërblimin e pranoi Kristina Ampeva nga OJQ “ Gllasen Tekstilec”.

Tregim i shpërblyer është edhe “Po rrenohet muzeu i LNÇ në Krushevë” , kushtuar mospkujdesit për trashëgiminë kulturore-historike në këtë qytet. Muzeu i LNÇ, sipas gazetarit qytetar i ili mbeti të mbetet anonim, i është lënë dhëmbit të kohës dhe është i mbyllur për vizita.

Shpërblimet u ndanë nga Marija Tegovska, anëtare e ekipit të Civilit.

Autorët e të gjitha tregimeve të shpërblyera janë gazetarë qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në seminaret dhe punëtoritë të cilat i zbaton Civili gjatë këtyre dy viteve, duke e realizuar projektin “Objektivi qytetar”.

“Nga gazetarët qytetarë askush nuk kërkon përsosmëri, fotografi, regjistrim ose tekst  të jashtëzakonshëm …Më e rëndësishmja është dëshira të bëhet diçka, të reagohet në momentin e duhur dhe me siguri, më domethënëse është dërgimi i artikullit me kohë në CIVIL. Projekti “Objektivi qytetar” do të vazhdojë, andaj, i ftojmë qytetaret dhe qytetarët të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e këtij aksioni të jashtëzakonshëm”, porositi Sinisha Stankoviq, redaktori i CIVIL Media dhe një nga ligjëruesit e seminareve dhe punëtoriva edukative.

Projekti “Objektivi qytetar” i ndjek ngjarjet dhe proceset aktuale në vend, dhe i shpërblen artikujt më të suksesshëm të gazetarëve qytetarë.

Shkelja e të drejtave të punëtorëve, premtimet e parealizuara të bartësve të pushtetit, keqpërdorime dhe tema ekologjike, janë pjesë nga ajo që informonin gazetarët qytetarë gjatë periudhës së kaluar.

Civili i inkurajon qytetaret dhe qytetarët të jenë veprues aktivë në ndryshimet shoqërore dhe në tejkalimin e territ mediatik, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për përmirësimin e situatës dhe ndryshimeve shoqërore.

Projekti i kushtohet promovimit të proceseve përgjegjëse dhe transparente politike në Republikën e Maqedonisë, përmes trajnimeve për gazetari qytetare, prodhim mediatik dhe forcim të vetëdijes qytetare.

Për dy vite me radhë, projektin e financon National Endowment for Democracy.

Qytetarët gazetarë edhe më tej mund të dërgojnë artikuj në CIVIL, në formularin onlajn në ueb faqen Objektivi qytetar.

Tags: civilgazetarë qytetarëKrushevëKuvendNational Endowment for Democracyndotja e ajritObjektivi qytetarPrilep
Next Post
Gjashtë vite nga vrasja brutale e Martin Neshkovskit

Rruga drejt zhvillimit dhe paqes fillon me heshtjen e armëve

Gjashtë vite nga vrasja brutale e Martin Neshkovskit

Gjashtë vite nga vrasja brutale e Martin Neshkovskit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom