• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Takim Zaev –Deralla: Transparencë, reforma urgjente dhe rimëkëmbje e proceseve integruese

March 10, 2017
in POLITIKË
Takim Zaev –Deralla: Transparencë, reforma urgjente dhe rimëkëmbje e proceseve integruese
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i CIVIL – Qendrës për Liri, Xhabir Deralla u takua dje me Zoran Zaevin, kryetarin e LSDM për të biseduar për aktualitetet në vend dhe përpjekjet për tejkalimin e krizës.

Në takim, përfaqësuesi i Civilit i dorëzoi dy raportet e gjëra “Zgjedhje të lira: Kusht për të cilin nuk ka negociata” dhe “Zgjedhjet 2016”. Deralla po ashtu i prezantoi rekomandimet e Civilit që dalin nga vëzhgimi afatgjatë i zgjedhjeve, procesit politik dhe të drejtave të njeriut.

“Në takimin u bisedua edhe për proceset dhe negociatat për formimin e qeverisë, për pengesat dhe manipulimet në opinion, si dhe për nevojën për transparencë të proceseve dhe sfidave në këtë periudhe. Gjatë kësaj, lideri i LSDM në mënyrë të hapur dhe në detaje foli për proceset aktuale dhe e mbështeti angazhimin për transparencë të plotë të të gjitha hapave në këtë drejtim”, thuhet në kumtesën e Civilit.

Në emër të Civilit, Deralla i përsëriti angazhimet dhe thirrjet e organizatës për vazhdimin urgjent të punës së Kuvendit dhe formimin e qeverisë, e cila do të fillojë të merret me reforma urgjente dhe problemet thelbësore, të rimëkëmben politikat integruese të vendit në planin e brendshëm dhe të jashtëm, ndërsa si segment i rëndësishëm u theksua edhe nevoja për mbështetjen maksimale të punës së Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Po ashtu, u prezantuan edhe gjetjet e Civilit për keqpërdorimin paszgjedhor të resurseve publike, administratës dhe mediave, për nacionalizmin, ndarjet dhe diskriminimin politik, si dhe për zgjedhjet lokale.

Deralla përkujtoi edhe për një sërë të rekomandimeve gjatë periudhës paszgjedhore, siç janë kërkesat që institucionet t’i marrin parasysh gjetjet dhe rekomandimet nga vëzhgimi zgjedhor i Civilit dhe të zbatojnë hetime urgjente për parregullsitë, për përgjegjësi nga KSHZ për lëshimet e mëdha në zbatimin e procesit zgjedhor, si dhe për revidimin urgjent të Listës së Votuesve.

Civili u qëndron në  dispozicion edhe partive tjera politike, si dhe institucioneve relevante, që t’i prezantojë gjetjet dhe rekomandimet e veta, të cilat dalin nga vëzhgimi dhe analizat e procesit zgjedhor dhe orvatjet për tejkalimin e krizës politike në Republikën e Maqedonisë.

Tags: civilDerallaKSHZlistës së votuesveLSDMPSPtakimvëzhgimiZaev
Next Post
168 Analizë javore: Tre muaj pas zgjedhjeve, Maqedonia ende në limbo politike!

168 Analizë javore: Tre muaj pas zgjedhjeve, Maqedonia ende në limbo politike!

Babai i të gjykuarit të vdekur: Ma mbytën djalin në burg!

Babai i të gjykuarit të vdekur: Ma mbytën djalin në burg!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom