Maksim Dimitrievski, kryetar i Komisionit për Mbrojtje të LSDM, në intervistë për CIVIL Media, ndër tjera tha se, kur bëhet fjalë për sigurinë e Maqedonisë, ajo është “rezultat i Armatës sonë dhe e qytetarëve”, duke theksuar se siguria nuk është e mundshme në një vend i cili është “shndërruar në shtet të robërve modernë”.
Në interes të sigurisë së qytetareve dhe qytetarëve, jo vetëm në rast të fatkeqësive natyrore, me Dimitrievskin biseduam për gatishmërinë e Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe të institucioneve të sistemit që për trajtimin e tyre në gjendje krize.
CIVIL Media: Sa është Maqedonia vend i sigurt në këtë moment?
Dimitrievski: Republika e Maqedonisë është vend i sigurt nga një arsye e thjeshtë, ajo është përmbajtja dhe qetësia e qytetarëve të saj. Ne jetojmë në kohë turbulente, të ballafaquar me të gjitha sfidat e të sotmes nga aspekti i sigurisë dhe është më shumë se qartë se qytetarët janë shumë më të vetëdijshëm se sa institucionet dhe personat që kanë fituar mandate për menaxhimin dhe udhëheqjen e këtyre institucioneve. Ngjarjet më 9 dhe 10 maj në Kumanovë e vërtetuan këtë. Institucionet ishin të keqpërdorura nga individë, ishin bërë lëshime të mëdha në pjesën e sigurisë. U infiltrua një grup militantësh në Kumanovë, dhe si mish i gjallë ishin dërguar përkatësit e forcave të sigurisë të cilët u ballafaquan me konflikt të hapur në të cilin kishte të shtëna nga armë zjarri për dy ditë me radhë. Mirëpo, qytetarët e Kumanovës treguan se janë shumë të depërtueshëm dhe janë të vetëdijshëm se çfarë do të thotë siguria dhe stabiliteti i shtetit, dhe duke u falënderuar qytetarëve, kjo siguri dhe stabilitet ishin të ruajtur.
Është fakt se institucionet e sistemit janë shumë të tejdukshme, edhe atë për një arsye të vetme – me Republikën e Maqedonisë qeveriset në mënyrë jo të përgjegjshme dhe joekonomike për 11 vite me radhë. Nuk ka planifikim strategjik dhe thelbësor në të gjitha segmentet e funksionalitetit dhe të funksionimit të aparatit shtetëror.
CIVIL Media: Ministri aktual i Mbrojtjes ka ndërprerë intervistë për shkak të pyetjeve të “ndjeshme” për gjendjet në Armatë. Deri kur Maqedonia do të investojë vetëm në polici dhe si ju i vlerësoni gjendjet në Armatën për momentin?
Dimitrievski: Në Maqedoni në vazhdimësi ndodh militarizim i paparë për 11 vite me radhë. Mjetet nga buxheti, të cilat janë planifikuar në të kaluarën, deri vitin 2006 kanë qenë mbi 120 milionë euro në nivel vjetor. Sot, gjendemi në situatë që ky buxhet të arrijë mezi 20 deri 90 milionë euro, ndërsa në fund të vitit, me rebalanc, rregullisht shkurtohet. Nga ana tjetër, militarizohet Ministria për Punë të Brendshme, e cila pjesën e segmentit të sigurisë së shtetit e merr në duar të veta. Kjo është me një qëllim, që ky sistem me të cilin sundon pushteti i papërgjegjshëm në krye me Nikolla Gruevskin, të mbetet në pushtet edhe pse i kanë politizuar institucionet e sistemit dhe të shfrytëzojnë segmentin siguri për ruajtje të pushtetit. Që do të thotë se çdo pushtet që është demokratik, e shfrytëzon policinë – përmes monopolit për dhunë fizike dhe tipit tjetër të presioneve ndaj publikut dhe opinionit publik, veçanërisht ndaj qytetarëve në ditën e zgjedhjeve.
Ndërprerja e intervistës nga ana e z. Zoran Jolevski, vetëm e vërteton faktin se ne, si opozitë, vazhdimisht tregojmë se mbrojtja në shtet është e sjellë deri në fund. Është fakt se jemi të ballafaquar me rreziqe të sigurisë. Edhe ngjarjet me përmbytjet në Shkup treguan se ushtarët tonë ishin të lënë në terren vetë. Deri sa armatat serioze partnere si NATO, reagojnë me pajisje serioze në terren, ushtarët tonë ishin në terren pa çizme gome dhe dorëza gome dhe pa pajisje themelore pune, e të mos flasim për mekanizimin e rëndë dhe mjete tjera që janë të nevojshme në këto situata.
CIVIL Media: Sa gjendja e këtillë në Armatë, në mënyrë plotësuese e sjell vendin në rrezik? Vallë me të vërtetë e sjell para rrezikut?
Dimitrievski: Ne, në përgjithësi i ndjekim rrjedhat globale të sigurisë. Ne gjendemi në qendrën e Ballkanit. Jemi të rrethuar me një numër të madh shtetesh të cilat janë anëtare të NATOs. De fakto, ne kemi hyrë nën ombrellën e NATOs, mirëpo problemi është se ne, si shtet, jemi obliguar ti përcjellim NATO standardet. Kjo Qeveri në krye me Gruevskin, në vazhdimësi, pas debaklit në Bukuresht, gjeneron euroskepticizëm klasik në publik. Këtë në rend të parë e paraqet përmes mediumet e tyre të afërta, ndërsa më vonë, persona të caktuar politik edhe publikisht flasin për këtë. Sot jemi të ballafaquar me faktin se Maqedonia nuk i përmbush standardet për anëtarësi me të drejtë të plotë në NATO. Ndoshta politikanët tonë dhe përfaqësuesit e pushtetit publikisht flasin se i plotësojmë standardet, por gjendja reale nuk është e tillë.
CIVIL Media: E keni përmendur krizën e refugjatëve, aspekt i cili për momentin nuk është edhe aq aktual, mirëpo Maqedonia mundet përsëri të ballafaqohet me të. Vallë pushteti përsëri e keqpërdor këtë situatë për përfitimin e pikëve politike, jo vetëm në skenën ndërkombëtare, por edhe në vend?
Dimitrievski: Pushteti e shfrytëzon çdo situatë, sepse kjo është sundim klasik popullit i politikës, pushteti shfrytëzon çdo mundësi për përfitimin e të gjitha pikave politike në sytë e votuesit të rëndomtë. Mirëpo, duke kërkuar mbështetjen nga qytetarët e rëndomtë, ne bëjmë gabime thelbësore të cilat e kushtojnë shumë shtrenjtë shtetin dhe e kthejnë shumë prapa. Do të përsëris, në një çast do të ndodhin ndryshime të pashmangshme si rezultat i vullnetit të qytetarëve të cilat do të përfundojnë me ndryshime politike në shtet. Jam i bindur se do të vjen elitë e re politike e cila me më shumë përgjegjësi do t’u qaset punëve.
Jetojmë në shtet të krijuar për një grup njerëzish që janë në pushtet! Maqedonia u shndërrua në një krijim për dëshirë të individëve të cilët e udhëheqin. Kemi 20.000 qytetarë të kënaqur. Përskaj tyre, kemi edhe 60.000 lojalistë absolutë partiak të cilët kënaqen me privilegjet e pushtetit dhe jetojnë mirë. Të gjithë tjerët jemi sjellë në pozitë të jemi në funksion të pushtetit dhe t’u shërbejmë! Maqedonia është shndërruar në shtet të robërve modernë! Kjo nuk është e lejuar në shekullin 21. Kjo nuk është e lejuar në asnjë shtet tjetër në Evropë.
Të flasim sot për të drejta të përgjithshme të qytetarit, është e deplasuar. Momenti ka ardhur. Duhet të arrihet deri te stabilizimi gjithëpërfshirës, përparësia politike, që shteti të fillojë të ec para, sepse qytetarët më janë lodhur nga politika. Qytetarët, dhe njeriu si qenie, janë të krijuar të veprojnë, krijojnë dhe të arrijnë rezultate. Rezultatet ti ndjejnë individualisht, por edhe në mënyrë kolektive.
Biljana Jordanovska
Kamera: Atanas Petrovski