• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Heshtimi është krim!

May 4, 2016
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

Me temë “Heshtimi është krim!” sot për herë të tretë kuvendoi gjykata simbolike e drejtësisë e shoqërisë qytetare Tribunus Civilis. Diskutimi gjyqësor synon t’i përmendë dhe të dëshmojë për të gjitha gjendjet që mundësuan zhvillimin e sistemit autokratik në Republikën e Maqedonisë. Diskutimin e hapi Piter Vanhaute, i cili foli për frikën në të cilën jetojnë njerëzit në Maqedoni dhe për të rinjtë që ëndërrojnë ta lëshojnë shtetin.

DSC_0044

Ky diskutim gjyqësor u organizua me gjykatës, vetëm me dëshmitarë. Dëshmitari i parë që pati fjalën ishte profesori Lubomir Fërçkoski. Fërçkoski foli për domethënien e diskutimit të sotëm për ngritjen e ndërgjegjes publike, për përkrahje të rezistencës ndaj diktaturës. Profesori e gjykoi, siç e quajti sojin e arsimuar cinik, heshtimin si shërbim memec ndaj garniturës pushtetare. “Gjuha që po përdoret në diktaturë është jogjuhë. Ato janë mimika që fitojnë vlerë e domethënie vetëm kur përdoren nga lideri. Kështu, realiteti fiton dimension tjetër. Kriza ekonomike nuk është krizë. Ajo është pengesë që vetëm VMRO-DPMNE-ja mund ta fitojë”, theksoi Fërçkoski në fjalën e tij.

DSC_0051

Fjalë kishte edhe përkrahësi ndërkombëtar dhe miku i Gjykatës, Ervan Fuereja. Ai foli për krimin e heshtimit, për refuzimin e të folurit kundër shkeljes së të drejtave themelore njerëzore. Fuereja e gjykoi mënyrën se si partia në pushtet po e zbaton agjendën e vet me futje të frikës në administratën publike, në gjyqësi, për problemet në mediume dhe në procesin zgjedhor. “Të gjithë ata që janë kundër dhe që flasin zëshëm për të janë tradhtarë. Megjithatë, organizatat joqeveritare, edhe përkundër të gjitha shtypjeve, po vazhdojnë të punojnë”, thotë Fuereja.

Ai i përmendi edhe raportet e fundit të organizatave ndërkombëtare relevante që flasin për gjendjen në të cilën po ndodhet Maqedonia. “Sipas raportit të fundit të Fridom Haus-it, Maqedonia nuk është më vend i lirë në raport me mediumet. Këtu kemi edhe raportin e Pribesë, raportin vjetor të Departamentit të Shtetit për të drejtat njerëzore në botë, ku korrupsioni dhe respektimi i paplotë qeveritar të sundimit të ligjit janë vërejtjet kryesore”, përkujtoi Fuereja.

DSC_0025

“Nikolla Gruevski po vazhdon të pohojë se bisedat e incizuara në mënyrë të paligjshme janë bërë nga shërbime të huaja për përgjim pa përmendur se kush janë ato. Askush nuk po beson më në të”, vazhdoi Ervan Fuere, duke folur për shtypjet nga partia në pushtet. Si një nga problemet me të cilat po përballet Maqedonia në këtë moment është edhe abolimi nga kryetari Ivanov. “As kryetari nuk është mbi ligjin, por siç duket ai e ka harruar këtë”, konsideron ish-ambasadori i BE-së në Maqedoni.

Fjalimin e tij Fuereja e përfundoi me “dritën e shtetit”, e ajo është mijëra protestuesit që përditë po protestojnë para qeverisë. “Ata po quhen huliganë, që është karakteristike për qeveri autoritare, që frikësohen nga populli. Asgjëmangut, ata nuk po protstojnë për senduiçë falas, po protestojnë sepse nuk po munden të tolerojnë më të mos respektohen dhe që dikush vazhdimisht po ua shkel të drejtat njerëzore. Ata kanë çfarë për të thënë dhe patjetër duhet të dëgjohen”, porositi Fuereja.

DSC_0055

Dëshmitarët e tjerë që patën fjalë para të pranishmëve në seancën e sotme ishin: Uranija Pirovska, Ana Çupeska, Natalija Popovska, Sllobodan Unkovski, Stevo Pendarovski, Branko Triçkovski dhe Ognen Spasovski.

Marija Tegovska

Përktheu nga maqedonishtja: Arsim Jonuzi

Tags: civilheshtimikrimTribunus civilis
Next Post

Sandra Gavrillovska: Mediumet po rrezatojnë fotografi të shtrembër të realitetit

Geroski: Terri mediatik është më i errët para agimit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom