• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Novakoski dhe Gavrillovska: Regjistrimi nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me Listën e Votuesve

March 26, 2016
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

Aleksandar Novakoski Sandra Gavrillovska, ekspertë ligjorë – pjesëmarrës të panelit të ekspertëve “Pluralizmi dhe kriza politike” që u mbajt më 17 mars 2016, pohojnë se regjistrimi i popullsisë nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me Listën e Zgjedhësve.

Ngjarja ishte pjesë projektit “Zgjedhje të lira për qytetare(ë) të lire”, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.

[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=MgWwC7fbsNU[/youtube]

Aleksandar Novakoski: “Unë do të them qëndrimin tim të fortë që kam, i cili shumë njerëzve ashiqare nuk u përshtatet, në këtë atmosferë. Pra, kishte një debat në TV, ku eksperti i Entit për Statistikë në mënyrë shumë solide e shpjegon këtë çështje, e cila përkon me mendimin tim, se regjistrimi nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me Listën e Zgjedhësve. Për këtë, ju siguroj. Mirëpo, regjistrimi që do të organizohet mund të jetë i dobishëm, duke pasur parasysh fondet e shpenzuara gjatë një regjistrimi për kontrolle të caktuara në terren, ajo – po. Por, për të fituar Listën e Votuesve të saktë – edhe unë kam qenë pjesë e atij grupit të ekspertëve nga ana e Shoqatës së Komisioneve Shtetërore Zgjedhore në Evropë – ata për këtë thonë se është si krahasim i mollës dhe portokallit. Sepse, ligji ynë për regjistrimin thotë se nuk regjistrohet asnjë qytetar i cili është më shumë se një vit jashtë vendit. E tash, në këtë kuptim, nuk mund të jetë i dobishëm, e dobishme do të jetë kjo procedurë që tani është duke u zbatuar, si dhe inspektimi në terren nga paraqitjet e qytetarëve. Por, regjistrimi është i detyrueshëm, të gjitha vendet në botë e kanë përë, përveç nesh. Pra, ne duhet ta bëjmë, por ai nuk mund të jetë bazë e saktë për Listën e Votuesve”.

Sandra Gavrillovska: “Unë do të ndërlidhesha në komentin e Novakoskit dhe do të shtoja që saktësia e Listës së Votuesve, aktualisht, varet kryesisht nga harmonizimi dhe përditësimi i të dhënave të qytetarëve të cilët kanë të drejtë për të votuar, e të cilat duhet të ripërtrihen dhe të merren prej evidencave të autoriteteve shtetërore përkatëse. Me vetë harmonizimin e të dhënave, ose me përditësimin e tyre, do të fitohet gjendja faktike reale e Listës së Zgjedhësve”.

 

Next Post

Artistët për të drejtat e njeriut

PPS: Shtatë veta të dyshuar për vuajtje shpirtërore të Lube Boshkoskit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom