• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Artistët për të drejtat e njeriut

March 27, 2016
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL – Qendra për Liri dhe CIVIL Art Divizioni organizojnë tryezë të rrumbullakët dhe ngjarje multimediale “Artistët për të drejtat e njeriut“, më 29 mars (e martë) në Klubin GEM dhe Menada, me fillim në ora 18.

Në tryezën e rrumbullakët janë të ftuar artistë të shquar për të diskutuar rolin shoqëror dhe përgjegjësinë e artistëve në kushte të erozionit të demokracisë, autokracisë, dhunës strukturore dhe shkeljes së vazhdueshme të të drejtave dhe lirive të njeriut.

 

A4HR banner 06 - CCIVIL do të paraqesë një projekt-deklaratë të përbashkët në të cilën, ndër të tjera, thuhet: “Artistët kanë fuqinë për të ndryshuar botën me veprat e tyre dhe paraqitjet e tyre në publik. Me vetë aktin e krijimit, artistët më burimisht e manifestojnë angazhimin e qartë për liri të shprehjes, një prej të drejtave themelore të njeriut. Si kurrë më parë, artistët sot përballen me detyrën për të ngritur zërin e tyre kundër padrejtësisë dhe destruksionit”.

Programi përfshin ekspozitë të pikturave, video projeksione, lexim poezish dhe program muzikor. Piktura do tëekspozojnë Jana Kunovska, Mirosllav Stojanoviq – Shuki, Kasiopeja Naumoska, Doroti Paçkova, Valentin Dimanovski dhe Verica Dimeska. Xhabir Deralla do të paraqitet me një lexim poetik nga përmbledhja “Kush do të paguajë llogarinë?” dhe video të shkurtër për projektin satirik “Ne jemi e vërteta”. Programi muzikor i ngjarjes është i përgatitur nga Vlladimir Millçin.

Gjatë programit, ekipi i CIVIL Media do të bëjë video biseda të shkurtra me pjesëmarrësit dhe foto-peticion për #ZgjedhjeTeLira.

Ftesa për tryezën e rrumbullakët, leximin poetik dhe përmbajtjet tjera të ngjarjes multimediale “Artistët për të drejtat e njeriut” u drejtohet të gjithë artistëve, punëtorëve kulturore dhe mediatikë, adhuruesve të artit dhe aaktivistëve për të drejtat e njeriut.

Hashtagu për ngjarjen është #a4hr (Artists For Human Rights).

Ngjarja është pjesë e programit vjetor të CIVIL – Qendrës për Liri, i mbështetur nga programi CIVICA Mobilitas.

 

Tags: ArtistëtCIVICA MobilitasCivil - Qendra për LiriCIVIL Art DivizioniZgjedhjeTeLira
Next Post

PPS: Shtatë veta të dyshuar për vuajtje shpirtërore të Lube Boshkoskit

Demant i demantit: Mjekët kundër Kolegiumit të Toksikologjisë!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom