• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

PPS: Shtatë veta të dyshuar për vuajtje shpirtërore të Lube Boshkoskit

March 28, 2016
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Publike Speciale në konferencën e sotme për shtyp e paralajmëroi hapjen e rastit “Tortura”, në të cilin ngritet hetim kundër shtatë personash – ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) dhe pjesëtarë të njësisë speciale policore “Alfa”, të cilët një ditë pas zgjedhjeve, më 6 qershor 2011, kanë kryer arrestim me përdorim të tepruar të dhunës, maltretim, ofendim e nënçmim të liderit të partisë “Të bashkuar për Maqedoninë” – Lube Boshkoskit.

Siç deklaroi prokurorja publike speciale, Fatime Fetai, bëhet fjalë për rast të kryerjes së torturës nga të gjithë të kyçurit, përveç të dëmtuarit, edhe atë para syve të opinionit publik, me rastin e arrestimit të kundërshtarit politik të partisë që është në pushtet.

[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=gzydMY7b56o[/youtube]

“Paraprakisht thellësisht kërkoj falje për shkak të faktit që në paraqitjen time burimisht do t’i dëgjoni fjalët që janë përdorur përgjatë heqjes së lirisë, pra bëhet fjalë për vulgaritete. Konsideruan se ajo është mënyra e vetme opinionit publik t’i shfaqen motivi dhe nxitja në bazë të të cilave janë udhëhequr nëpunësit policorë në aksionin në fjalë, për ta kënaqur porositësin… I dyshuari i parë, si person zyrtar, drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, për shkak të diskriminimit në bazë politike, i ka shtyrë të dyshuarit tjerë, nëpunës policorë në njësinë “Alfa” në heqjen e lirisë të dëmtuarit Lube Boshkoskit t’i shkaktojnë vuajtje shpirtërore”, deklaroi Fetai.

Në paraqitjen e saj për rastin “Tortura” i tha të gjitha shprehjet vulgare të përdorura me rastin e arrestimit të Boshkoskit, duke thënë se, përveç vuajtjes shpirtërore, i është dëmtuar edhe dinjiteti njerëzor, personaliteti dhe është diskriminuar në bazë politike.

[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=8cwcFfIoejw[/youtube]

Kundër të gjithë të dyshuarve të cilët janë në marrëdhënie pune në Ministrinë për Punë të Brendshme në Gjykatën Themelore Shkup 1 do të dorëzohet propozim për t’iu caktuar masa e tërheqjes së vëmendjes – ndalim i ndërmarrjes aktivitetesh që lidhen me vepër penale.

Në fjalimin hyrës, prokurorja publike speciale, Katica Janeva, tha se prej Regjistrit Qendror është marrë dokumentacioni i përgjithshëm, se është vënë kompetencë mbi lëndën “Spiun” dhe se PPS-ja do të parashtrojë kërkesë për ruajtje të ligjshmërisë nga Gjykata Supreme të Republikës së Maqedonisë kundër vendimit të Këshillit Penal në Njësinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në Gjykatën Themelore Shkup 1, për heqje lirie të paligjshme të të dyshuarit Edmund Temellko dhe se do të vihet kompetencë mbi lëndën “Maxhar Telekom”, lënda kundër Zoran Verushevski.

Siç tha Janeva, të gjitha këto lëndë janë në kompetenca të PPS-së për ndjekje të paligjshme të komunikacioneve.

Biljana Jordanovska

Përktheu nga maqedonishtja: Arsim Jonuzi

Next Post

Demant i demantit: Mjekët kundër Kolegiumit të Toksikologjisë!

KShZ filloi kontrollin në terren

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom