CIVIL – Qendra për Liri organizon një panel-diskutim ekspertësh të titulluar “Pluralizmi dhe kriza politike”, më 17 mars (të enjten) në Hotel City Park në Shkup, duke filluar në ora 12.
Pjesëmarrës në panel-diskutim janë ekspertë të shquar, të cilët do të paraqesin ekspertizën e tyre për krizën politike dhe procesin zgjedhor në vend. Qëllimi i këtij diskutimi është të kontribuojë në zhvillimin e një ambienti pluraliste dhe debatit në shoqëri, duke paraqitur pikëpamje të ndryshme të komunitetit të ekspertëve.
Shkëlqesia e Saj, Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Dr. Christine D. Althauzer do të hapë diskutimin me fjalë hyrëse.
Kjo ngjarje është pjesë e projektit “Zgjedhje të lira për qytetare(ë) të lirë”, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.