Më shumë se 80 për qind e qytetareve dhe qytetarëve që morën pjesë në online sondazhin e CIVIL -Qendrës për Liri, konsiderojnë se pushteti po pengon përmbushjen e Marrëveshjes së Przhinos, ndërsa pothuajse të gjithë të anketuarit (89 për qind!) janë përgjigjur se institucionet dhe administrata keqpërdoren për qëllime partiake.
Në periudhën nga 22 shkurt deri më 1 mars, CIVIL e zbatoi sondazhin e tretë në internet me titull “Marrëveshja e Përzhinos dhe zgjedhjet”. Anketa është pjesë e projektit “Zgjedhje të lira për qytetare(ë) të lirë”, në të ciulën morrën pjesë 856 të anketuar.
Të gjithë të anketuarit kishin mundësi për t’iu përgjigjur 10 pyetjeve të lidhura me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos dhe zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare.
Në kohën kur përgatitja e pyetjeve dhe sondazhit ishte në zhvillim e sipër, 24 prilli ende ishte caktuar si datë për zgjedhjet.
Në pyetjen se vallë janë krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme më 24 prill, bile 86 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se kushtet nuk janë përmbushur. E njëjta përqindje e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht në pyetjen se vallë mendojnë se zgjedhjet duhet të shtyhen dhe të mbahen pasi që të jenë pastruar listat e votuesve dhe do të zbatohen reformat në media.
Pothuajse të gjithë të anketuarit (89 përqind) janë përgjigjur se institucionet dhe administrata keqpërdoren për qëllime partiake.
44 për qind e të anketuarve të cilët morën pjesë në anketën online të CIVIL janë të kënaqur me punën e ministrave dhe zëvendësministrave plotësues të propozuar nga opozita. Të anketuarit e tjerë me përgjigjet të ndara – një pjesë nuk janë të kënaqur, e pjesa tjetër, 27 për qind, nuk e di se si t’i përgjigjet kësaj pyetjeje.
Dy të tretat e të anketuarve, apo 66 për qind, nuk kanë qenë subjekt i presionit nga ndonjë përfaqësues ose aktivist i ndonjë partie politike. Përkundër tyre, pothuajse një e treta e të anketuarve ka pësuar presione.
Prokuroria Speciale Publik – PSP, merr një shkallë të lartë të mbështetjes në punën e saj (88 për qind). Në këtë kontekst, shumica e të anketuarve besojnë se puna e PSP po pengohet.
Projekti “Zgjedhje të lira për qytetare(ë) të lirë” është i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.