Nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të lira në Republikën e Maqedonisë!
Partitë në pushtet, jo vetëm që nuk lejojnë të krijohen kushte për zgjedhje të lira, por e kanë vënë në funkison tërë makinerinë partiako-shtetërore që është në dispozicion të tyre për pengimin e procesit të demokratizimit të vendit. Me kidnapimin dhe abuzimin e të gjitha institucioneve në nivel kombëtar dhe lokal, pushteti po punon parreshtur për të krijuar kushte për edhe një manipulim të vrazhdë të elektoratit dhe vjedhje të zgjedhjeve.
Me shkelje të vazhdueshme të Marrëveshjes për kapërcim të krizës politike, e nënshkruar në Przhino më 2 qershor dhe 15 korrik 2015, me paplotësinë dhe shmangien manipuluese të detyrimeve të marra me këtë marrëveshje dhe abuzim masiv të administratës, mediave dhe financave publike, pushteti deri më tani ka arritur që plotësisht të zhvleftësojë marrëveshjen politike dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet, si dhe të drejtën dhe standardet ndërkombëtare, pushteti me vite zbaton dhunë strukturore, diskriminimin dhe shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut.
Korrupsioni politik, frikësimet dhe reketimi në të gjitha nivelet e shoqërisë, u bë përditshmëri e qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Elitat politike në Maqedoni kurrë nuk lëshuan nga duart mjetin për manipulim të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare. Që nga konflikti ushtarak në vitin 2001, kriza e sigurisë në Kumanovë më 9 maj 2015, e deri në provokimet me monumentet, duke përfshirë edhe shqiponjën dykrenare në komunën e Çairit … Partitë në pushtet, e kanë përsosur këtë mjet për mbjellje të urrejtjes dhe ndarjeve në baza etnike dhe fetare, sidomos në aspektin të shpërqëndrimit të opinionit vendas dhe ndërkombëtar. Problemet me fqinjët dhe krizë së refugjatëve, përdorin në mënyrë tejet të tejdukshme si një perde tymi dhe një adut për të stërzgjatur proceset, respektivisht për të kushtëzuar komunitetin ndërkombëtar.
Me keqpërdorimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare, partitë në pushtet kanë për qëllim për të ahpërqëndrojnë vëmendjen prej punës së tyre të papërgjegjshme, prej krimit, abuzimit të pushtetit, harxhimeve pa llogari dhe sjelljes arrogante ndaj fatit të brezave të ardhshëm.
Pushteti me vite drejton luftë të pamëshirshme kundër kundërshtarëve politikë, të cilët trajtohen si armiq për vdekje. Në listën e zezë të pushtetit është edhe bashkësia ndërkombëtare me teoritë konspirative paranojake kundër Maqedonisë. Organizatat e shoqërisë civile po demonizohen si tradhtarë dhe spiunë të huaj. Po drejtohet një përndjekje sistematike kundër qytetarëve me vështrime kritike, kurse me paralizimin e mendimit të lirë dhe ngulfatjen e mediave, po mbahet peng e gjithë shoqëria.
Duke përdorur përvojën e vëzhgimit të zgjedhjeve që nga viti 2008 e këndej, si dhe monitorimin e pasojave nga kriza politike shumëvjeçare dhe mungesa e dialogut politik në vend, CIVIL – Qendra për Liri i mbikëqyr gjendjen sociale dhe politike. Në këtë kontekst, CIVIL në vazhdimësi vëzhgon procesin politik dhe përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare prej janarit të vitit 2015, me vëzhguesit e shpërndarë në të gjithë vendin.
Me raportimin e përditshëm të gjetjeve, CIVIL në mënyrë të përsëritur alarmoi komunitetin ndërkombëtar dhe në vend për abuzimet dhe arsyet e vërteta se pse deri tani nuk janë krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira në Republikën e Maqedonisë.
CIVIL edhe para dhjetë muajve kërkoi dorëheqjen e tërë Qeverisë, si fund i vetëm logjik i krizës politike, përgjegjësi për abuzimet dhe krimin për të cilët ka tregues në bisedat e përgjuara të publikuara nga opozita, që tek më pas kësaj të vendoset një qeveri e përkohshme ekspeerte që do të kryejë reformat e shpejta, por thelbësore.
Ky proces nënkupton: rishikimin e Kodit Zgjedhor, ndryshim të sistemit zgjedhor me të cilin Maqedonia do të jetë një njësi zgjedhore, kyçja e listave të hapura, pastrimi dhe përmirësimi i mënyrës në të cilën formohet dhe azhurnohet Lista e Zgjedhësve, reformë e plotë, profesionalizim dhe depolitizim i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve , reforma dhe departizim dhe profesionalizim i Gjykatës Administrative – si shkallë e dytë dhe e fundit në procedurat ankimore brenda proceseve zgjedhore, çlirimi i mediave, mbi të gjitha i servisit publik RTVM, si dhe profesionalizimin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.
Së fundi, duam të përshëndesim zgjimin përfundimtar të një pjese të organizatave të shoqërisë civile, të cilat për shumë vite dukeshin sikur kanë probleme me të pamurit, të dëgjuarit dhe të folurit karshi shkeljes mbi të drejtat e votimit dhe vjedhjet e rënda elektorale për çka dëshmonte mu CIVIL-i. I falënderojmë ata për këtë, sepse CIVIL-it, pa dashje, i lëshuan hapësirë për punë konzistente dhe sakrifikuese, që kështu të marrë mbështetjen dhe besimin tejet të madh të qytetareve dhe qytetarëve.
Tani është kohë e fundit, për shkak të shumë”momenteve të vërteta” të humbura, më në fund, të gjithë të vazhdojmë, me shqisa të hapura, drejt zgjedhjeve të lira, drejt një shoqërie të shëndoshë civile dhe Maqedonisë demokratike.