Në demantin e Komunës së Prilepit dërguar në një varg mediumesh (por jo edhe CIVIL-it) nuk jepen përgjigje në asnjë prej pyetjeve në tekstin “Prilep: Propagandë partiake dhe manipulim me të mitur”.
CIVIL-i botoi tekst nga një gazetar qytetar për foto-kolazhin me fotografi prej ngjarjesh partiake të VMRO-DPMNE-së dhe portrete të Kryetarit të Komunës së Prilepit, Marjan Risteski, të deputetëve Ane Llashkoska dhe Dimitar Stevananxhija dhe të koordinatorit të VMRO-DPMNE-së në Prilep që është edhe Kryetar i Këshillit të Komunës, Nikolla Dimeski, të vendosur në murin e korridorit të shkollës “Bllazhe Koneski” në Varosh.
Komuna e Prilepit vënë shuma prej 4 milionë denarësh që janë investuar për 7 vite në shkollën e vogël, por nuk përgjigjen në pyetjen e thjeshtë:
Kush ka lejuar partizim edhe në shkollat fillore, imponim të paturpshëm të qëndrimeve politike dhe keqpërdorim të të miturve për qëllime të ngushta partiake, të orientuara drejt modelimit të militantëve të vegjël potencialë partiakë?
Argumentimi se fotografitë e politikanëve janë “pikërisht prej atyre ngjarjeve të realizimit të projekteve të suksesshme që kanë domethënie të madhe për banorët e kësaj lagjeje” pjesërisht do të mbanin po qe se do të ishin vendosur në shtabin partiak lokal të VMRO-DPMNE-së në Varosh.
Pas prononcimit të Komunës së Prilepit, CIVIL-i edhe më tej i pret përgjigjet e drejtoreshës së shkollës dhe të Inspektoratit Shtetëror Arsimor për atë se kush do të bartë përgjegjësi për këtë skandal.
CIVIL Media