CIVIL –i ka hapur faqen e internetit DefendingDemocracy si pjesë e gazetës online CivilMedia. Faqja e internetit po krijohet me rastin e konferencës së madhe ndërkombëtare “Mbrojtja e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në kushtet e luftës, nacionalizmit dhe autoritarizmit” që do të mbahet në Shkup, më 11 dhe 12 dhjetor.
Platforma e re e internetit e CIVIL-it është në gjuhën angleze, me lidhje për të gjitha përmbajtjet në gjuhët maqedonase dhe shqipe. Në dispozicion është rubrika e re DEMOKRATIJA (link) në gjuhën maqedonase, gjegjësisht DEMOKRACI (link) në shqip, e dedikuar posaçërisht për Konferencën, si dhe për të gjitha rezultatet që do të dalin nga kjo ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare.
Faqja e internetit DefendingDemocracy ka një pamje moderne dhe dinamike, dhe ofron qasje të shpejtë dhe të lehtë në të gjitha informacionet në lidhje me ngjarjen e madhe – informatat themelore, agjendën, pjesëmarrësit, organizatorët, mbështetjen dhe lidhjet me burimin e drejtpërdrejtë të videos në ditën e ngjarjes , si dhe lidhjet me rrjetet sociale dhe burimet në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
Konferenca nuk është ngjarje e izoluar, por është nismë e CIVIL-it dhe organizatave partnere gjermane MEDIA DIALOG dhe Youth4Media, e mbështetur nga Qeveria e Shtetit Federal Gjerman të Rhine- Westfalisë së Veriut. Siç më e ka informuar publikun CIVIL-i, konferenca në Shkup gjendet në hartën botërore të ngjarjeve me rastin e festimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe është pjesë e programit zyrtar të Javës së të Drejtave të Njeriut, nismë e Rhine-Westphalisë së Veriut.
CIVIL