Nga Luksemburgu, Shqipëria çel sot negociatat për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Europian.
Gjatë një konference për shtyp më kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, Komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi u shpreh optimist për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
“Shqipëria kurrë nuk është stepur të bëjë gjithçka të nevojshme në rrugëtimin drejt BE dhe shpresoj që kjo të vazhdojë pasi kjo nënkupton që në të gjitha instrumentet Shqipëria mund ta përgatisë veten për t’u bërë anëtare në fund të mandatit të ardhshëm. Kemi lajme të mira jemi në nivele të 60% të zbatimit deri tani, çka nënkupon që jo vetëm që kemi arritur sukses për zbatimin, por efektivisht programi është mbi atë çfarë duhet të kemi në fakt 7 miliardë për investime që mund të nxisin një 20 miliardësh tjetër investimesh në rajon në ekonomi”, tha Oliver Varhelyi.
Ministri Hungarez të Punëve të Jashtme Péter Szijjártó theksoi nevojën e zgjerimit të BE-së.
“Na duhet energjia e re e kjo do të vijë nga hapësira e Ballkanit perëndimor. Është në interest ë BE-së që zgjerimi të përshpejtohet. Nga ana tjetër, na duhet të marrim hapa urgjente për të ruajtur besueshmërinë e politikës së zgjerimit. Një nga më të rëndësishmet e BE-së, e kjo politikë ka humbur besueshmëri gjatë viteve të fundit”, deklaroi Péter Szijjártó.
Për kreun e qeverisë shqiptare Edi Ramën, 15 tetori është një ditë historike. Sipas tij nuk ka një plan B përveç integrimit në Bashkimin Europian.
“Çelja e kapitujve përbën arritje të madhe dhe shënon gur themel historik në rrugëtimin e përbashkët. Çdo sukses i Shqipërise duhet të shihet si hap për të gjithë rajonin. Më shumë se kurrë BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor ashtu si Ballkani ka nevojë për ju. Për Shqipërinë nuk ka tjetër të ardhme.Nuk është një retorikë pro evropiane, është çështje jete e a vdekje për ëndrrën tone. Shqipëria ka përmbushur të gjitha parakushtet për të nisur këtë fazë anëtarësimi dhe mbetet e palëkundur. Arritjet në reformën e drejtësie, një sistem më llogaridhënës. Në historinë tonë po shohim hetime të profilit të lartë dhe figura politike që akuzohen apo dënohen para gjykatave të pavaruar pavarësisht parties”, tha Rama.
“Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Europian brenda vitit 2030”, u shpreh kryeministri Edi Rama nga Luksemburgu, ndërsa nuk la jashtë vëmendjes edhe marrveshjen me Italinë për emigrantët.
“Eshtë kërkuar edhe nga të tjerë dhe kemi thënë JO. Gjithkush duhet të kuptojë se marrëdhënia jonë me Italinë është shumë e veçantë dhe shkon pas në kohë që kur Italia erdhi të na shpëtonte nga një katastrofë financiare e rënies së piramidave.Jemi shumë të prirur për të bërë çdo gjë të nevojshme për të bërë çdo gjë për anëtarësimin në BE. Jemi të vetëdijshëm për pozicionin tone”, shtoi kryeministri Edi Rama.
Shqipëria mbajti në Luksemburg Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian për hapjen e grup-kapitujve në kuadër të hapjes së procesit të negociatave për anëtarësim. Shqipëria u përfaqësa në këtë konference nga Kryeministri Rama, Kryenegociatorja Majlina Dhuka si dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani. /vizionplus.tv