CIVIL-i dënon ashpër terrorin e përshkallëzuar raketor rus që ka shënjestër civilët në Ukrainë. Forcat ruse kanë intensifikuar sulmin e tyre brutal, duke goditur qëllimisht zonat civile dhe duke shkaktuar vdekjen e njerëzve të pafajshëm, duke përfshirë fëmijë dhe gra. Këto akte të tmerrshme terroriste janë emblematikë e agresionit të paprovokuar të Rusisë kundër një kombi sovran, një përpjekje e dëshpëruar për të kompensuar dështimet e tyre në fushën e betejës duke e kthyer fuqinë e tyre shkatërruese mbi civilët e paarmatosur dhe infrastrukturën thelbësore.
Përkundër faktit se ka zënë një vend në Këshillin e Sigurisë së KB-së, Rusia insiston në fushatën e saj të shkatërrimit, duke pasur shënjestër shtëpitë, infrastrukturën dhe duke vrarë civilë të pafajshëm.
Sulmet e fundit raketore theksojnë nevojën kritike për mbështetje të shtuar për Ukrainën. Vendi nuk po lufton vetëm për mbijetesën e tij, por gjithashtu po mbron lirinë dhe demokracinë globale.
Paqja e vërtetë mund të arrihet vetëm përmes drejtësisë. Autorët e krimeve të luftës dhe agresionit gjenocid duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të përballen me tërë fuqinë e drejtësisë ndërkombëtare.
CIVIL-i u bën thirrje vendeve perëndimore që urgjentisht dhe në mënyrë të konsiderueshme të rrisin ndihmën ushtarake, financiare dhe humanitare për Ukrainën. Për më shumë se një dekadë, Ukraina ka qenë në rend të parë të mbrojtjes së lirisë globale dhe çmimin më të lartë vazhdojnë ta bartin fëmijët e pafajshëm.
Rusia e ka demonstruar veten si një shtet terrorist. Është e domosdoshme të ndalet terrori raketor rus duke qëndruar me vendosmëri me Ukrainën në çdo mënyrë të mundshme!
CIVIL