Java e tretë vjetore e ekonomisë qarkulluese në Ballkanin Perëndimor do të mbahet nga 27 deri më 31 maji, 2024. Tema e këtij viti është “Ura të qëndrueshme: Bashkim, Ngritje, Plotësim”.
Organizatat nga vendet e Ballkanit Perëndimor, anëtare të komunitetit LogEx, do të mbajnë një varg aktivitetesh paralele me të cilat do ti promovojnë praktikat dhe dijenitë e mira, por edhe sfidat dhe perspektivat e ekonomisë qarkulluese në rajon.
Nisma rajonale LogEx, komunitet i formuar nga Ballkan Forum, ka për qëllim revolucionarizimin e qasjes së Ballkanit Perëndimor drejt zhvillimit të qëndrueshëm, përmes promovimit të praktikave të ekonomisë qarkulluese. Me bashkimin e aktorëve të ndryshëm, duke e përfshirë edhe akademinë, organizatat qytetare, mediat, biznesin dhe ekspertët, Java e Ekonomisë Qarkulluese ka për qëllim inkurajimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e ndryshimeve të rëndësishme në rajon.
CIVIL-i edhe këtë vit do të zbatojë program të begatë gjatë Javës së Ekonomisë Qarkulluese në Ballkanin Perëndimor.
Duke filluar nga e hëna, 27 maj, platforma mediatike e CIVIL-it do të publikojë përmbajtje edukative të lidhura me ekonominë qarkulluese. Njëkohësisht, do të publikojë një seri intervistash me fokus mbi perspektivat e kësaj fushe ekonomike në të ardhmen.
Analiza me temën “Ekonomia rrethore në kohë lufte dhe pasigurie”, është në përgatitje e sipër.
CIVIL-i do ta përmbyll javën e aksionit në gjithë rajonin më 31 maj, me një ngjarje publike me të njëjtën temë, ku do të prezantohen analizat, si dhe aktivitetet e organizatave anëtare të rrjetit LogEx nëpër gjithë rajonin.
Synimi kryesor i CIVIL –it në kuadër të nismës rajonale është të kontribuojë në forcimin e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë dhe perspektivat e ekonomisë së gjelbër, gjegjësisht, qarkulluese, duke identifikuar sfidat e vendosura nga luftërat, konfliktet dhe krizat tjera siç është agresioni rus kundër Ukrainës, lufta hibride kundër Perëndimit dhe konflikti në Rripin e Gazës.
Komuniteti LogEx, i krijuar në dhjetor 2021, është një partneritet i dedikuar për tejkalimin e hendekut midis arsimit të lartë dhe tregut të punës në Ballkanin Perëndimor. Duke u fokusuar në ndërtimin e kapitalit njerëzor, forcimin e ekonomisë qarkulluese dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm, komuniteti LogEx synon të krijojë një të ardhme më të ndritur për rajonin.
Anëtaret e komunitetit LogEx : The Balkan Forum (BP), Build Green Group (Shqipëri), CENER 21, COD Jajce (Bosnja dhe Hecegovina), CIVIL / Green CIVIL (Maqedonia e Veriut), Universum International College (Kosova), YIHR (Serbia), ADP-Zid (Mali i Zi).