Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, si anëtarë të delegacionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot morën pjesë në shërbimin liturgjik të cilin e përcollën Kryepeshkopi i Ohrit dhe i Maqedonisë dhe kreu i Kryepeshkopatës së Ohrit, z. Stefan dhe Patriarku i Patriarkanës Ekumenike dhe Kryepeshkopi Vartolomej, si akt që konfirmon praninë e Kryepeshkopatës së Ohrit në unitet liturgjik me të gjitha kishat ortodokse në bazë të vendimit të Patriarkut Ekumenik dhe Sinodit të Shenjtë Patriarkal të Patriarkanës Ekumenike të 9 majit për mënjanimin e përçarjes dhe vendosjen e statusit kanonik të Kryepeshkopatës së Ohrit, njoftojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë.
Në kuadër të programit të vizitës në Patriarkanën Ekumenike, u organizua pritje për anëtarët e delegacionit dhe takimi tet-a-tet i Kryeministrit Kovaçevski me Patriarkun Ekumenik Vartolomej.
Kryeministri Kovaçevski në fund të kësaj vizite në prononcimin për mediat, të cilin ua përcjellim në tërësi, tha:
Sot është ditë e madhe historike për shkak se pas shekujsh Kryepeshkopata e Ohrit shërben së bashku me Patriarkanën Ekumenike dhe në këtë, mënyrë u përmirësua një padrejtësi e madhe historike.
Do të përdor fjalët e Kryepeshkopit tonë z.z. Stefan, i cili i tha në fund të liturgjisë se Kryepeshkopata e lashtë e Ohrit gjithmonë ka qenë krah më krah me Patriarkanën Ekumenike, si babë e bir, si nënë e bijë, si vëlla e vëlla, si bashkëshërbyes dhe prandaj sot i gjithë populli ynë, të gjithë besimtarët tanë ortodoksë me admirim të madh e pranuan lajmin për këtë bashkëshërbim të përbashkët për të cilin unë sinqerisht besoj se ky shërbim dhe pranimi në unitet kanonik të kishës sonë do të kurorëzohet edhe me lëshimin e tomosit nga Patriarkana Ekumenike.
Dëshiroj që të falënderoj edhe një herë z.z. Stefan, të gjithë ipeshkvijtë dhe mbarë Sinodin, Patriarkun Ekumenik, z.z. Vartolomeu dhe Sinodin në Patriarkanën Ekumenike dhe dëshiroj të dërgoj mesazh deri te të gjithë besimtarët ortodoksë në mbarë botën, deri te të gjithë priftërinjtë në botën ortodokse, që të vizitojnë Maqedoninë e Veriut, të vizitojnë Ohrin, Ohrin e lashtë që paraqet katedër të Ortodoksisë.