Masat e reja për menaxhim me krizën fillojnë menjëherë sapo të votohet ribalanci i Buxhetit në Kuvend. Masat janë të orientuara për qytetarët që janë në gjendje kritike dhe kompanitë, theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, njofton MIA.
Ai në paraqitjen televizive në “Utrinski brifing” theksi se të gjitha masat që ndërmerren duhet të jenë adekuate dhe të mundshme në periudhë të caktuar, secila masë mund të ketë efekte negative nga ana tjetër.
“Masat janë të orientuara drejtë kategorive më të cenueshme, presioni është i madh, po ndërmarrim masa po ashtu si në pandemi, kjo kategori ishte e para, ndërsa më pas qytetarët në gjendje më kritike dhe kompanitë. Poashtu, edhe tre programe për bujqësi përmes fondit intervenues nuk mund të kalojnë pa u votuar ribalanci. Ne kemi reduktime të shkallës së tatimeve dhe për produktet dhe për karburantet dhe për emergjencat, edhe për emergjencat ka mbetur. Vetëm për opozitën ribalanci është i vonuar, por për këtë kanë dorëzuar 800 amendamente”, tha Bytyqi.
Në lidhje me rritjen e madhe të çmimeve pas përfundimit të masave për produktet ushqimore bazë, Bytyqi theksoi se kjo ka të bëjë me rritjen e marzhave dhe është e padrejtë, shtrenjtimi artificial i çmimeve, por pas vërejtjes, çmimet janë vërejtur dhe stagnuan.
“Në kohë të krizës nuk mund të sillesh si “profiter lufte”, ndërsa e dimë si përfundojnë “profiterët e luftës”. Unë apelojë për vlera morale të biznesmenëve që duhet të kenë parasysh gjendjen e përgjithshme, dhe në ekonominë e tregut duhet të ketë norma morale dhe etike”, theksoi Bytyqi.
Ai theksoi se borxhi dje shënoi rënie në 2,2 për qind, dhe siç tha, qytetarët nuk duhet të kujdesën për borxhin publik, derisa shkon për qëllime produktive dhe për menaxhim me krizën.