CIVIL – Qendra për Liri shpreh solidaritetin, simpatinë dhe mirëseardhjen e plotë për qytetarët e Afganistanit, punonjësit në sektorin civil, misionet aleate, mediat dhe organizatat e tjera dhe familjet e tyre, të cilët kanë arritur në vendin tonë.
Këta qytetarë paqësorë afganë u detyruan të largohen nga atdheu i tyre nën kërcënime serioze për jetën e tyre nga regjimi dhe terrori taleban.
Është detyra jonë si pjesë e një shoqërie demokratike dhe humane, dhe mbi të gjitha, si qenie njerëzore, t’u mundësojmë kolegëve dhe aleatëve tanë në luftën për demokracinë dhe avancimin e të drejtave të njeriut, të ndihen të mirëpritur dhe të kalojnë sa më lehtë këto kohë të vështira për ta dhe për familjet e tyre.
CIVILi u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vendit tonë, pavarësisht nga përkatësia dhe përcaktimi i tyre politik, t’i bashkohen kësaj thirrjeje për solidaritet dhe mbështetje të civilëve të Afganistanit dhe të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të shprehur solidaritetin e tyre dhe për t’i mirëpritur ata në vendin tonë. Kjo është një mundësi unike për të treguar virtytin dhe humanitetin tonë në këto kohë të vështira.
Bëhet fjalë për kolegë tonë, udhëheqës në komunitetet dhe shoqërinë që përballet me sfida të vështira për demokracinë, paqen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Së bashku, ne mund t’i ndihmojmë ata të përballojnë këto kohë të vështira për ata dhe familjet e tyre.
CIVILi u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vendit tonë, së bashku të dërgojnë një mesazh të fortë dhe me zë të lartë:
Mirë se vini në Maqedoninë e Veriut, një vend demokratik me qytetarë të lirë dhe njerëzorë.