Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) deri në orën 19 në territorin e mbarë vendit aktiv janë dhjetë zjarre edhe atë në fshatin Razllovc të Dellçevës, mbi fshatin Budniarci të Pehçevës, në Dragoecë të Shtipit, në Bogosllovec të Sveti Nikollës, mbi fshatrat Raoviq dhe Bukoviq të Shkupit, pastaj afër Katllanovës në Divle dhe Krushje, në malin Kitkë, pastaj fshatin Svetomitrani të Krushevës, në dy lokacione të rajonit të Prilepit- te fshatrat Dren dhe Smollane dhe në Toplicë dhe Romanovcë të Kumanovës. Një pjesë e zjarreve, madje janë lokalizuar ose janë nën kontroll.
Zjarri në rrethinën e rajonit të Dellçevës është aktiv me çka janë paraqitur edhe vatra të reja. Në fshatin Razllovcë në vendin e quajtur “Lokalica”, zjarri është lokalizuar, por ekipet ende janë në vendin e ngjarjes. Zjarri në atarin e fshatit Razllovcë tërësisht është vënë nën kontroll. Zjarri në atarin e fshatit Trabotë dhe Istevnik i Ri në vendin Sveta Voda është vënë nën kontroll, por në vendin e ngjarjes mbeten 4 të punësuar të Pylltarisë që të kontrollojnë gjendjen, ndërsa të tjerët janë tërhequr dhe drejtuar në fshatin Razllovcë.
Ende është aktiv edhe zjarri në territorin e komunës së Pehçevës dhe përhapet në territorin e Berovës. Shuarja e zjarrit zhvillohet në zonë të pakalueshme mbi fshatin Budinarci. Nga QMK theksojnë se kërkohet ndihmë nga ARM-ja me 30 ushtarë dhe mjete për shuarjen e zjarrin pasi situata është alarmante.
Njësia kundër zjarreve e Shtipit në orën 12:00 ka marrë njoftim për zjarr që ka shpërthyer në atarin e fshatit Dragoevë në Komunë të Shtipit ku digjet bar i thatë dhe pyje me sipërfaqe të ulëta. Ka njohuri për vatër të re zjarri në fshatin Bogosllovec në territorin e Sveti Nikollës.
Zjarri në Raoviq- Bukoviq nuk ka ndonjë rrezik për fshatrat. Digjet pyll i përzier dhe është në terren mjaft të paarritshëm. Në vendin e ngjarjes nuk ka asnjë ekip. Zjarr aktiv ka edhe nën Presllap të Kitkës drejt fshatrave Crvena Voda dhe mbi fshatin Cvetovë në vendin e quajtur Prazni Torba drejt fshatrave Ellovo dhe Crn Vrv.
Ne rajonin e Prilepit ka dy zjarre aktive në ambient të hapur. I pari është në atarin e fshatrave Dren dhe Smollane dhe digjet bar i thatë dhe pyll, ndërsa ekziston rrezik të përfshihen edhe pyje me sipërfaqe të lartë. Zjarri është lokalizuar, por ekipet ende janë në terren.
Vatër më e vogël zjarri ka shpërthyer edhe në atarin e fshatit Romanovcë ku në flakë është përfshirë bar i thatë, por zjarri është lokalizuar.