Komiteti i Trashëgimisë botërore pranë Organizatës së KB-së për arsim, shkencë dhe kulturë në sesionin plenar që mbahet në Kinë, autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ju ka dhënë afat shtesë të veprojnë konform rekomandimeve të Misioneve reaktive të UNESKO-s me çka Rajoni i Ohrit nuk është zhvendosur në Listën e pasurive botërore, kulturore dhe natyrore në rrezik.
Vendimi i institucioneve kompetente e kanë pranuar me kënaqësi që siç thanë, “jepet mundësi të vazhdohet në plotësimin e rekomandimeve perëndimore të Misioneve reaktive të UNESKO-s, por edhe paraqet konfirmim të asaj që është realizuar disa vite”.
Kjo është mirënjohje për përparimin për ruajtjen e vlerave të Rajonit të Ohrit, por edhe paralajmërimi më i fuqishëm se të gjithë duhet të investojmë dhe vazhdimisht ta mbrojmë trashëgiminë e Ohrit, Maqedonisë së Veriut, atë botërore, tha kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
“Maqedonia e Veriut vazhdon me përmbushjen e rekomandimeve të UNESKO-s dhe vendimeve të Komitetit të trashëgimisë botërore në bashkëpunim me autoritetet komunale në Ohër, Strugë dhe Debërca dhe me qytetarët, do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim në atë drejtim”, shkroi Zaev në Fejsbuk.
E mbrojmë trashëgiminë tonë natyrore dhe kulturore sepse, siç shtoi, ajo është trashëgimia jonë dhe botërore kulturore që duhet t’ia dorëzojmë edhe gjeneratave të ardhshme. Sipas tij, me mbrojtjen sipas standardeve më të larta nga rekomandimet e UNESKO-s për Rajonin e Ohrit-Strugës e përmirësojmë edhe cilësinë e jetës së qytetarëve dhe e afirmojmë sundimin e së drejtës.
Ministri i Mjedisit Jetësor, Naser Nuredini shprehi falënderim që u njohën përpjekjet e investuara dhe të dy shteteve iu miratua periudha shtesë për përfundimin e punëve të filluara dhe përmbushje të plotë të rekomandimeve të marra. Falënderim të veçantë ai i bëri Bosnjë e Hercegovinës dhe Federatës ruse për mbështetjen, si dhe delegacioneve të Kinës, Arabisë Saudite, Hungarisë dhe Spanjës, por edhe Australisë dhe Norvegjisë për, siç tha, vërejtjet dhe këshillat konstruktive.
Sipas ministres së Kulturës Irena Stefoska, Komiteti me këtë vendim e njohu dhe vlerësoi përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në drejtim të ruajtjes dhe të vlerës së jashtëzakonshme universal të Rajonit të Ohrit.
“Mbetemi të regjistruar në listës prestigjioze të UNESKO-s. Por, nëse tërë brigjet, e tërë trashëgimia kulturore, nëse Ohri, Struga dhe Debarca nuk regjistrohen në zemrat tona, është e kotë regjistrimi apo fshirja nga cila do listë”, theksoi sot ministrja e Kulturës dhe kryetare e Komisionit nacional të UNESKO-s, Irena Stefoska.
Ajo shtoi se ky vendim është moment i fundit, alarmi i fundit që të intensifikohen aktivitetet e të gjitha palëve të prekura me qëllim që të ruhet statusi i Rajonit të Ohrit.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi, lidhur me vendimin e UNESKO-s me të cilin Rajoni i Ohrit mbetet në listën e rajoneve të mbrojtura në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se komiteti i UNESKO-s i njohu përpjekjet tona dhe e miratoi amendamentin e propozuar për përfundim të punës së filluar dhe zbatim të plotë të rekomandimeve dhe u bën thirrje të gjitha palëve për bashkëpunim dhe kontribut për mbrojtje të liqenit dhe tërë rajonit.
Statusin Pasuri botërore natyrore e mbrojtur nga UNESKO, Liqeni i Ohrit e mori në vitin 1979. Një vit më vonë edhe Qyteti i Ohrit u shtua në listën e vlerave të mbrojtura kulturore-historike, kështu që Rajoni i Ohrit u bë një nga vetëm 38 rajonet e përziera natyrore dhe kulturore në botë të njohura dhe mbrojtura nga UNESKO. Në vitin 2009 u iniciua nisma për regjistrim edhe të anës shqiptare të liqenit dhe brigjeve të tij në mbrojtjen e UNESKO-s, kështu që dhjetë vite më vonë në vitin 2019 rajoni u zgjerua në të dy anët e liqenit duke përfshirë sipërfaqe prej 94,7 hektarëve.