• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Fon der Lajen: BE duhet t’i përmbushë premtimet për Shkupin dhe Tiranën

July 6, 2021
in BALLINA, INTEGRIME, LAJME, POLITIKË
Fon der Lajen: Ballkani Perëndimor nuk është etapë në rrugën e mëndafshtë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri slloven Janez Jansha, këtë mëngjes i prezantoi përparësitë e presidencës së vendit të tij me BE-në, përfshirë Ballkanin Perëndimor, ndërsa kryetarja e Komisionit Evropian shpreson që për këto gjashtë muaj do të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Jansha këtë mëngjes u drejtua para eurodeputetëve si zakonisht në çdo fillim të një presidence të re me BE-në. Ai tha se Ballkani Perëndimor është një rajon shumë i rëndësishëm për BE-në, për shkak të së cilës Lubjana do të organizojë një takim liderësh midis BE-së dhe rajonit në tetor në Slloveni.

Për Slloveninë, zgjerimi është përgjigjja logjike për sfidat gjeostrategjike me të cilat përballet Bashkimi Evropian dhe perspektiva drejt Ballkanit Perëndimor, por edhe drejt vendeve të Partneritetit Lindor siç është Ukraina, duhet të ringjallet përsëri.

“Kjo perspektivë duhet të jetë e prekshme në mënyrë që brezi aktual të besojë se do të përmbushet përderisa është gjallë, përndryshe nuk mund të jetë një nxitje, duhet të jetë një burim energjie dhe frymëzimi,” tha Jansha, duke shtuar se kjo është mënyra më e mirë për ta fituar mbështetjen e qytetarëve dhe për t’i inkurajuar reformat.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila foli menjëherë pas Kryeministrit slloven, e përshëndeti gatishmërinë e Sllovenisë për ta kthyer Ballkanin Perëndimor në rendin e ditës, ndër të tjera me organizimin e samitit të tetorit.

“Jam e bindur që samiti me Ballkanin Perëndimor do të dërgojë një sinjal të rëndësishëm për vendet e interesuara se ata janë partnerë thelbësorë strategjikë për BE-në dhe shpresoj që presidenca sllovene të jetë në gjendje ta japë dritën jeshile për procedurat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, kjo është në interesin tonë personal dhe është një çështje kredibiliteti: një premtim i bërë në BE duhet të përmbushet”, tha fon der Lajen.

Jansha nga ana e tij para eurodeputetët këmbënguli për rëndësinë e rajonit si pjesë kryesore e politikës së BE-së për ta parandaluar “migrimin e paligjshëm” përmes të ashtuquajturës rrugë Ballkanike.

Next Post
Filipçe: Për momentin nuk ka nevojë për masa restriktive shtesë

Filipçe: Fillimi i vitit shkollor do të varet nga gjendja epidemiologjike në vend

Vaksinimi në terren kundër Kovid-19 duhet të fillojë nga java e ardhshme

Vaksinimi në terren kundër Kovid-19 duhet të fillojë nga java e ardhshme

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom