“Po bëjmë çmos që Bullgaria ta tërheqë veton për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe unë them se qershori është mundësia optimale që të ndodhë kjo edhe krahas asaj se në Sofje ka Qeveri zyrtare”, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencë për media pas mbledhjes inauguruese të Këshillit Strategjik për Politikë të Jashtme.
Osmani shtoi se edhe krahas asaj që Bullgaria ka vetëm Qeveri zyrtare me detyrë vetëm për organizimin e zgjedhjeve, ai megjithatë është kabinet qeveritar i cili mund të sjellë vendime.
“Për këtë u afruam me kërkesë që të takohemi, ta mbajmë mbledhjen e komisionit ndërqeveritar, ta përshtatim planin e veprimit, megjithatë, kuptohet edhe punojmë edhe me miqtë tanë dhe mbështetësit që të zhbllokohet procesi”, tha Osmani.
Ai shtoi se vendi po tenton në të gjitha mënyrat ta kthejë besimin me Bullgarinë dhe është në qëndrimin se mënyra e vetme që marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve të kthehen në normalitet, është që të kthehemi në vetë Marrëveshjen për Miqësi.
“Marrëveshjes do t’i kthehemi nëse e mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare, me atë që do të bëjmë mesatare për zbatimin e deritanishëm të Marrëveshjes dhe do të bënim plan të veprimit, për atë se çka duhet të zbatojmë në periudhën e ardhshme. Këtë po tentojmë ta bëjmë si Ministri në gjashtë muajt e ardhshëm”, theksoi Osmani.
Ai theksoi se për këtë ishte e nevojshme që të miratohej Raporti vjetor i Komisionit për Çështje Historike, që, siç tha, dje “gati ishte miratuar”, kështu që konsideron se një nga parakushtet për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare është përmbushur dhe edhe pse duhet të bëhen korrigjime minimale teknike në atë raport, si dhe të harmonizohet plani i veprimit.
Osmani përkujtoi se politikat e zgjerimit në BE miratohen me konsensus dhe e dëshirojnë këtë ose jo, ashtu janë rregullat e Bashkimit Evropian.
“Nëse një shtet nuk jep leje në kornizën negociuese dhe për fillimin e bisedimeve, nuk mund të fillojnë bisedimet”, tha Osmani, duke shtuar se problemi të cilin e vendosi Bullgaria me bllokimin e tekstit të kornizës negociuese dhe fillimin e konferencës ndërqeveritare nuk është problem të cilin e shkaktuam ne.
Ai theksoi se përgjegjësi e jona është që t’i përmbushim kriteret, ndërsa Komisioni Evropian tashmë konfirmoi se i përmbushim kushtet për fillimin e bisedimeve dhe se në disa aspekte madje jemi edhe para vendeve të cilat tashmë negociojnë, dhe për këtë nuk duhet ta humbim mundësinë për fillimin e bisedimeve në qershor.
Osmani potencoi se janë treguar si të pavërteta spekulimet se zgjerimi nuk do të jetë prioritet i presidencës portugeze me BE-në dhe se jemi dëshmitarë të angazhimit të përforcuar të Portugalisë dhe në atë drejtim e konfirmoi paralajmërimin e Komisionit Evropian se eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji dhe ministri portugez i Punëve të Jashtme, Augusto Santosh Silva, nesër do të qëndrojnë në Shkup dhe Sofje.
Sipas paralajmërimeve të Brukselit, Varheji dhe Santosh do të sjellin propozim për zhbllokimin e vetos së Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut dhe për miratimin e mbajtjes formale të Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Nëse vendet anëtare të BE-së arrijnë pajtueshmëri deri më 22 qershor për Maqedoninë e Veriut dhe nëse korniza negociuese e përmbush palën e Maqedonisë së Veriut, Konferenca e Parë Ndërqeveritare do të mund të mbahet ndërmjet 22 dhe 30 qershorit të këtij viti.
Kryeministri Zoran Zaev dje për MIA-n deklaroi se konsideron se ka mjaftueshëm kohë që të arrihet progres në relacionin Shkup – Sofje, por se nuk dëshiron t’i rrisë pritjet e qytetarëve, sepse Bullgaria edhe më tutje ka të drejtën e vetos në Këshillin e BE-së.