• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Xhaferi në takim me ambasadorin polak Ticinjski

May 20, 2021
in BALLINA, INTEGRIME, LAJME, POLITIKË
Xhaferi në takim me ambasadorin polak Ticinjski
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadorin e Republikës së Polonisë, Vojcieh Ticinjski ku i uroi mirëseardhje dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që vendi ynë e pranon nga Republika e Polonisë në procesin tonë euroatlantik dhe evropian.

“Ambasadori Ticinjski shprehu interes për aktualitetet në dhomën ligjvënëse. Kryetari Xhaferi shkurtimisht e informoi për atë se si i menaxhonte Kuvendi sfidat që i impononte pandemia në periudhën e kaluar dhe për atë se pothuajse është kompletuar procesi i vaksinimit. Pastaj, për aktivitetet rrjedhëse parlamentare, mes tjerash edhe për konsultimet e brendshme të Grupit të punës të ngarkuar për Dialogun Zhan Mone, respektivisht përfaqësuesit e Grupeve parlamentare dhe partive politike të përfaqësuara në Kuvend. Bashkëbiseduesit ndanë përvoja të përbashkëta të dy parlamenteve rreth këtyre temave”, thuhet në njoftimin e Pres shërbimit të Kuvendit.

Nga ana tjetër, ambasadori Ticinjski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është partner shumë i rëndësishëm për Republikën e Polonisë dhe se edhe më tutje do të vazhdojnë të mbështesin vendin tonë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai e potencoi edhe domethënien e bashkëpunimit produktiv mes dy dhomave ligjvënëse dhe se e njëjta duhet të thellohet në nivel të bashkëpunimit edhe ndërmjet shërbimeve. Kjo është diçka që mund të realizohet në të ardhme, me ndarjen e përvojave dhe ndjekjen e punëve për së afërmi nga të dyja palët.

“Kryetari Xhaferi e pranoi me kënaqësi këtë propozim të ambasadorit dhe përsëriti se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është gjithmonë i hapur për bashkëpunim demokratik me të gjitha parlamentet në botë. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se në të ardhmen më të afërt, në varësi nga protokollet Kovid, të organizohet Ekspozitë në hapësirat e Kuvendit me rastin e 30-vjetorit të formimit të Grupit të Vishegradit. Gjithsesi, zotimi për zgjerimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy shteteve edhe në shumë fusha tjera siç është shkenca, arsimi, mbrojtja, shëndetësia, kultura dhe fusha tjera mbetet interes i ndërsjellë për të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Next Post
Donacion gjerman të testeve të shpejta antigjene për shëndetin publik

Donacion gjerman të testeve të shpejta antigjene për shëndetin publik

Osmani: Në kalendarin tonë, target i fillimit të negociatave është samiti i qershorit të BE-së

Osmani: Qershori është mundësia optimale që Bullgaria ta tërheqë veton për fillimin e bisedimeve me BE-në

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom