Pas bllokadës disa muajshe për realizimin e pakos së pestë të masave antikrizë, dje deputetët në Kuvend, i sollën ligjet lidhur me këtë pako. Ligjet ishin sjellë unanimisht, me votat dhe të shumicës parlamentare dhe të opozitës, ndërsa nga kabina të veçanta dhe të veshur me skafanderë, votuan edhe dy deputetë pozitivë me Kovid-19.
Dekretet për këto ligje i nënshkruajti edhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.
“Opinioni vendor e ka të njohur mirë përcaktimin e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski, të mbështesë të gjitha nismat ligjore dhe projektet që janë në interes të qytetarëve dhe kjo i takon edhe pakos së pestë të masave ekonomike me të cilën ndihmë do të marrin 60.000 qytetarë dhe subjekte ekonomike të cilët janë të goditur financiarisht gjatë kohës së pandemisë. Prandaj sot presidenti Pendarovski, pa asnjë dilemë, nënshkroi dekretet për shpalljen e ligjeve që do të mundësojnë mijëra qytetarë tanë të marrin pagë për muajin shkurt dhe mars të këtij viti”, informuan dje nga Zyra e presidentit.
Me këtë, praktikisht fillon implementimi i mbështetjes financiare të cilën për një kohë të gjatë e pritën biznesmenët dhe punëtorët. Janë votuar ligjet me të cilat mundësohet pagesa e pagave për muajt shkurt dhe mars, mbështetje financiare për sektorin e biznesit dhe personat fizik të cilët kryejnë veprimtari të pavarur, si dhe për lirimin nga pagesa e akontacioneve të tatimit nga të ardhurat personale për muajt mars, prill dhe maj të vitit 2021.
Sjelljen e ligjeve nga pakoja e pestë e masave në Fejsbuk e përshëndeti edhe kryeministri Zoran Zaev, i cili dërgoi urime deri te deputetët, kryetari i Kuvendit dhe shërbimet kuvendore.
Reagime për praninë e dy deputetëve pozitivë në Kovid-19
Edhe pse ligjet nga pakoja e pestë ishin votuar unanimisht, seanca e djeshme kaloi në vërejtje procedurale për praninë e dy deputetëve në skafanderë.
VMRO-DPMNE dhe e Majta akuzuan se shkelën dispozitat e parashikuara për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve gjatë epidemisë dhe rrezikohet siguria e të pranishmëve të tjerë në shtëpinë ligjdhënëse, ndërsa kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i’u referua protokollit për punë në Parlament gjatë pandemisë.
Gjestin e deputetes Bisera Kostadinovska-Stojçevska, e cila në skafander erdhi për të marrë pjesë në punën e Kuvendit, e lavdëroi edhe ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, i cili në profilin e tij në Fejsbuk e lavdëroi aktin e saj heroik.
Ka reaguar edhe grupi i deputetëve të Aleancës për Shqiptarët, sipas të cilit kryetari i Kuvendit e ka keqpërdorur funksionin. Deputeti Elmi Aziri në konferencën për shtyp pas përfundimit të seancës së 36-të, deklaroi se prej të enjten e kanë njoftuar kryetarin e Kuvendit se do të marrin pjesë në seancën e 32-të dhe me mbështetjen e tyre menjëherë do të kalonte në seancën e 36-të.
Opozita paralajmëron padi penale, presidenti i shtetit apelon deri tek të gjitha subjektet politike që të sillen me përgjegjësi
Padi penale paralajmëroi lideri i opozitës Hristijan Mickovski, i cili në profilin e tij në Fejsbuk e vlerësoi si terrirozëm ardhjen e dy deputetëve në skafanderë.
Nga kabineti i presidentit të shtetit thonë – qytetarët më së miri kanë treguar se çfarë mendojnë për dinjitetin e presidentit në zgjedhjet para dy viteve.
Nga Kabineti i shefit të shtetit apeluan deri te të gjitha subjektet politike të sillen me përgjegjësi dhe të mos paralajmërojnë arrestime dhe dënime me burg për kundërshtarët e tyre politik, sepse kjo është kompetencë vetëm e organeve gjyqësore.
Me reagim në Fejsbuk për statusin e Mickoskit, u paraqit edhe kryeministri Zoran Zaev, i cili, siç shënoi, me neveri e ka marrë informacionin se lideri i opozitës e ka vlerësuar si terrorizëm votimin e ligjeve.
Votimi i djeshëm për ligjet nga pakoja e pestë ishte përpjekja e dytë prej se të enjtes, koordinatorët e grupeve të deputetëve, deputetët dhe kryetari i Kuvendit më shumë se dy orë debatuan nëse të votohet sipas pikave të seancës së 32-të dhe pastaj të vazhdohet seanca e 36-të ose të anulohet votimi për shkak të mospasjes së kuorumit dhe të vazhdohet me seancën e 36-të. Dje, deputetët së pari e përfunduan seancën e 32-të, dhe e filluan seancën e 36-të.
Pakoja e pestë përmban 29 masa, në vlerë prej 9,7 miliard denarë ose rreth 160 milion euro. Masat janë sistemuar në katër shtylla – mbështetje direkte financiare për kompanitë me qëllim të ruajtjes së vendeve të punës, mbështetje financiare për likuiditetin e sektorit privat me kredi pa interes, krijimi i rrumbullaksimit të volitshëm afarist me ridefinim sistematik të tarifës doganore, zvogëlimi i dhënieve parafiskale dhe lehtësim tatimor dhe anulim te disa dhënieve publike, si dhe mbështetje për qytetarët.