Ndihmë dhe mbështeteë për çështje që lidhen me integrimin e Armatës së Maqedonisë së Veriut në strukturat e NATO-s, trajnim dhe edukim në qendrat e Armatës greke, bashkëpunim për një sërë temash me interes të përbashkët ushtarak, përfshin programi për bashkëpunim ushtarak dypalësh për vitin 2021 i nënshkruar midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Me nënshkrimin e programit konkret azhurnohet në mënyrë plotësuese bashkëpunimi ushtarak dhe ndërveprimi midis forcave të armatosura të të dy vendeve duke kryer si ushtrime të përbashkëta, ashtu edhe aktivitete operacionale. Në të njëjtën kohë, theksohet roli kryesor i Greqisë në integrimin e shpejtë dhe efikas të vendit fqinj në mekanizmat e Aleancës, një fakt që promovon sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e gjerë të Ballkanit”, kumton Shtabi i përgjithshëm i Armatës greke për programin e nënshkruar.
Më konkretisht, programi përfshin ndihmë me çështje që lidhen me integrimin e Armatës së Maqedonisë së Veriut në strukturat e Aleancës, përfshin çështje të edukimit dhe trajnimit në institucionet ushtarake greke dhe shkollat e tre sektorëve të forcave të armatosura, duke siguruar trajnim të specializuar në disa qendra siç është Qendra shumëkombëshe e trajnimit për mbështetjen e operacioneve paqësore dhe Qendra për mbrojtje ajrore dhe raketore, aktivitete për sendërtim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në operacione speciale duke kryer trajnime të përbashkëta në të dyja vendet, si dhe bashkëpunim në hapësirën kibernetike, informacionet, mjekësia ushtarake dhe logjistika.