Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, sot në Bogdanc dhe Strumicë do të marrë pjesë në debate publike për reformat në arsimin e mesëm profesional në Bogdanc dhe Strumicë, së bashku me kryetarët e komunave, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, drejtorë të shkollave të mesme dhe përfaqësues të kompanive.
Nën sloganin “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”, MASH këtë muaj filloi proces të konsultimeve me kompanitë, odat ekonomike dhe vetëqeverisjet lokale mbi nevojën për të hapur profile dhe klasa të reja në shkollat e mesme profesionale në të gjithë vendin nga viti i ardhshëm shkollor dhe për hartimin e programeve mësimore dhe politikave të regjistrimit sipas kërkesave të tregut të punës.
Debati publik në Bogdanc do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Brane Petrushev”, ndërsa në Strumicë do të jetë në Shtëpinë e Armatës.
Siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, agjenda e Kryeministrit Zaev do të vazhdojë pasdite me vizitë në sallën e sapondërtuar sportive në SHF “Nikolla Vapcarov” në Strumicë.