• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home ARSIM

Matura shtetërore me ndryshime, nxënësit deri më 5 mars t’i paraqesin provimet që do t’i kalojnë

February 19, 2021
in ARSIM, BALLINA, LAJME
Unioni i nxënësve kërkon mbështetje nga Kuvendi, sot e përfundon bojkotin, ndërsa për hapat e ardhshëm do të vendosë nesër
Share on FacebookShare on Twitter

Në vend të tre provimeve eksterne dhe një intern, nxënësit e shkollave të mesme në vitin e fundit do të japin dy provime eksterne dhe dy interne dhe detyrë projektuese të maturës shtetërore, ndërkaq në pajtim me marrëveshjen e  arritur me Qeverinë, më së voni deri më 5 mars duhet sërish t’I regjistrojnë provimet që do t’I kalojnë, përkatësisht kanë mundësi t’I ndryshojnë ato që I kanë paraqitur.

Në takim me kryeministrin Zoran Zaev, Unioni i nxënësve të shkollave të mesme u dakordua të kenë dy në vend të tre provimeve eksterne, me atë që provimi I tretë ekstern hiqet në rang të provimit interne, së bashku me provimin tjetër intern që tashmë e kanë për ta kaluar. Në vend se prej 29 majit, kalimi I matures shtetërore është shtyrë për një javë dhe sesioni I provimeve do të fillojë prej 5 qershorit.

Programet për provimet eksterne do të shkurtohen dhe për atë do të vendosë grupi I punës, I përbërë nga përfaqësuesit e Byrosë për zhvillim të arsimit, nga Unioni dhe nga mësimdhënës të nominuar nga ajo, ndërsa me grupin e punës do të kryesojë një përfaqësues nga Kabineti I kryeministrit. I tërë procesi duhet të përfundojë deri nga mesi I marsit.

Me marrëveshjen e arritur pranohen kërkesat e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme – mësimdhënësit t’I ndajnë materialet për provimet interne dhe bazën e pyetjeve më së voni tre javë para ditës së provimit dhe ato të përmbajnë së paku 60, e më së shumti 100 pyetje. Do të rritet koeficienti tek provimi joadekuat ektern nga 0,5 në 0,9 përkatësisht nga 5 në 9 pikë. Provimi I parë ekstern (Gjuha amtare) duhet të konsiderohen si adekuat nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend, ndërsa Qendra shtetërore e provimeve të mundësojë që lëndët Estetikë dhe Filozofi (të cilat deri më tani ishin në listën për provimin e tretë ekstern) të jenë të dytët ekstern për maturantët në shkollat e mesme të artit.

Do të pranohet edhe ndryshimi në mënyrën e marrjes së pikëve për provimet interne, kështu që do të merren parasysh nota nga provimi dhe mesatarja e lëndës si bazë për marrjen e pikëve, përkatësisht njejtë do të marrin pjesë edhe nota edhe mesatarja. Universitetet, ndërkaq, duhet të publikojnë cilët nga Lista e lëndëve mësimore janë adekuate për programet e tyre studimore.

Kryeministri, Zoran Zaev sot në një deklaratë për mediat pas takimit me përfaqësuesit e Unionit të shkollave të mesme, tha se përmes dialogut është gjetur zgjidhje cilësore me kompromis me të cilën garantohet cilësia e provimit të maturës me të cilin mundësohet çdo maturant të mund të regjistrohet në fakultet këtu në shtet dhe jashtë tij.

“Nevojitej përshtatje e konceptit të maturës shtetërore për shkak të ndikimit të pandemisë mbi procesin arsimor dhe në bazë të shkëmbimit të përbashkët të argumenteve edhe për ne është e pranueshme gjithçka është në dobi të tyre. Ishte e nevojshme t’u dalim në ndihmë dhe ta gjejmë zgjidhjen më të mirë të mundshme”, tha Zaev, duke shtuar se është e domosdoshme matura shtetërore të pësojë ndryshime.

Në deklaratën e përbashkët me kryeministrin, kryetari I Unionit të nxënësve të shkollave të mesme, Blendi Hodai tha se kompromisi I përmbushë kërkesat e tyre, nuk e çrregullon sistemin dhe I mbron interesat e nxënësve.

“Me qëllim që nxënësit të kenë opsion t’i ndryshojnë provimet e tyre, nxënësit të cilët do ta japin maturën shtetërore duhet sërish t’i regjistrojnë provimet e tyre. Afati përfundimtar për këtë propozojmë të jetë e premte 5 mars. Në bisedat tona me Qeverinë gjetëm zgjidhje për ndryshimin e mënyrës së marrjes së pikëve për provimet interne. Do të merret parasysh nota e provimit dhe mesatarja për lëndën si bazë për fitimin e pikëve”, tha Hodai.

12 ditë prej fillimit të gjysmëvjetorit të parë maturantët, të organizuar nga Unioni I nxënësve të shkollave të mesme e bojkotuan mësimin sepse Ministria e Arsimit dhe Shkencës refuzoi ta ndryshojë konceptin e maturës shtetërore

Përfaqësues të Unionit dhe lideri I tyre të marten e kaluar patën takim me kryeministrin Zaev me këkesë të tyre, derisa në të njejtën kohë e pritnin edhe vendimin në Kuvend, ku grupi I deputetëve të VMRO-DPMNE-së parashtroi propozim që të ndryhsohet dhe plotësohet Ligji për arsim të mesëm, në mënyrë që t’u përmbushen kërkesat për më pak lëndë dhe shkurtim të programeve të provimeve.

VMRO-DPMNE opozitare, dje, pas publikimit të marrëveshjes me Qeverinë, kumtoi se e respekton qëndrimin e maturantëve për arritje të marrëveshjes së kompromisit për mënyrën e dhënies së provimeve, duke nënvizuar se ata treguan integritet, qëndrueshmëri, por edhe aftësi për organizim të negociatave.

“Krahas vështirësive në shkollim në periudhë të pandemisë me Kovid-19 maturantët u përballën edhe me qëndrimin pa ndjenja të ministres së resorit, Milla Carovska, e cila nuk tregoi fare mirëkuptim për ta. Si ministre e cila kishte dhënë premtime, Carovska mund dhe duhej t’i dëgjonte mu nxënësit”, kumtoi partia opozitare.

Next Post
Vendi e ndërmerr kryesimin me CEFTA-n, prezentim i prioriteteve

Vendi e ndërmerr kryesimin me CEFTA-n, prezentim i prioriteteve

Cyber sulmet – armë parazgjedhore

Maqedonia e Veriut dhe NATO e përforcojnë përgjigjen ndaj sulmeve kibernetike

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom