Takimi i 11-të dyditor i Komisionit të Përzier Maqedonas-Bullgar për Çështjet Historike dhe Arsimore, dje përfundoi pa kurrfarë progresi. Pas takimit onllajn bashkëkryetarët e Komisionit, maqedonasi Dragi Gjorgiev dhe bullgari Angell Dimitrov informuan se një pjesë e madhe e punës së tyre i ishte kushtuar miratimit të procesverbaleve nga dy takimet e mëparshme, ndërsa problem kryesor ishte përdorimi i mbiemrit maqedonas, si dhe dallimet rreth mbretit Samoil. Megjithatë, është paralajmëruar takim i ri onllajn për javën e ardhsme.
“Kolegët tanë maqedonas u përpoqën kudo të vendosnin maqedonase. Por duke bllokuar nënshkrimin e procesverbalit, puna jonë vihet në pikëpyetje sepse pa një dokument për atë se cilat diskutime janë duke u zhvilluar, çfarë vendimesh janë marrë, gjërat duken të pasigurta dhe tregojnë mungesën e dëshirës për të punuar më intensivisht dhe me më shumë rezultate. Për fat të keq, vëzhgimet tona tregojnë se ky pozicion i ri i kolegëve tanë është pjesë e një marrëdhënie politike, e një bindjeje për të diskredituar Bullgarinë dhe pozicionet e shtetit që filluan vitin e kaluar”, tha Dimitrovi.
Ai konfirmoi se një pjesë e mirë e takimit iu kushtua dy procesverbaleve nga takimi i 9-të dhe i 10-të, ndërsa problem kryesor ka qenë përdorimi i mbiemrit maqedonas, që ndërlidhet me interpretimin e ndryshëm të Marrëveshjes së Prespës nga kolegët bullgarë.
“Kjo është përfshirë në Komision pas takimit të 6-të, pala jonë nuk ishte e informuar për këtë, por kolegët bullgarë filluan të praktikojnë atë mënyrë të përpilimit të procesverbale pa e ndarë me këtë rast me ne dhe të informohet edhe Ministria jonë dhe ndoshta konsultimet me Ministrinë do të kontribuonin në tejkalimin e problemit. Tani për tani, mbetet problemi me mbiemrin maqedonas. Për këtë është duke u diskutuar edhe në një nivel më të lartë dhe shpresoj se do të gjendet një zgjidhje”, tha Gjorgievi.
Lidhur me punën e Komisionit për prezantimin e Mbretit Samoil dhe Shtetit të Samoilit në librat shkollorë të historisë për klasën e 7-të, nuk është arritur pajtueshmëri, ndërsa problemi kryesor, sipas tij, qëndron në atë se shmanget futja e një perspektive të shumanshme në librat shkollorë të historisë.
“Ideja për të imponuar vetëm një pikëpamje të atij shteti në fakt rezultoi në mosarritjen e rezultateve. U shkëmbyen disa variante dhe propozime për këtë pjesë të historisë sonë, por doli që kemi pikëpamje absolutisht të kundërta se si duhet t’u shkruhen rekomandimet qeverive tona dhe si do të duhej të duken librat shkollorë në të ardhmen në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Republikën e Bullgarisë”, tha Gjorçev.
Dimitrovi, theksoi për Mbretin Samoil bisedimet përfunduan pa rezultat dhe tashmë ka pasur një devijim nga teksti tashmë i përgatitur bashkërisht për të dy qeveritë për të nderuar së bashku një figurë të tillë historike.
Lidhur me Goce Dellçevin, në takimin është biseduar shumë pak dhe nuk ka pasur kurrfarë lëvizje në raport me debatin për kremtimin e përbashkët të figurës dhe veprës së tij. Janë marrë vesh që të mbajnë onllajn takim javën e ardhme në përbërje të shkurtër për tejkalimin e problemit me qëllim nënshkrimin e procesverbaleve të Komisionit, i cili është formuar sipas Marrëveshjes për Fqinjësi të Miri nga viti 2017 mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Pozicionet bullgare për bllokadë për miratimin e kornizës negociuese, e me këtë edhe të Konferencës së parë Ndërqeveritare të BE-së me Maqedoninë e Veriut, mbeten gati të sigurta. Bullgaria në takimin e ambasadorëve javën e kaluar, përsëriti se nuk do të japë dritë të gjelbër për Maqedoninë në takimin e ardhshëm të ministrave më dhjetor. Mediat bullgare, dje publikuan se veton për fillimin e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut e mbështesin edhe vende të tjera anëtare, duke i përmendur Holandën dhe Danimarkën. Këto zëra në lajmin të cilin e publikoi gazeta bullgare “24 orë”, duke iu referuar burimeve anonime diplomatike nga Brukseli, menjëherë ishin demantuar nga të dyja vendet anëtare. Holanda i vlerësoi informacionet si të rreme.
“Holanda konsideroi dhe ende konsideron se Maqedonia e Veriut ka arritur progres të mirë dhe se konferenca ndërqeveritare mund të mbahet menjëherë sapo të miratohet korniza negociuese”, thuhet në reagimin e Ambasadës holandeze në Shkup.